Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Jugu i vendit po 'fiket', lindshmëria në nivelet më të ulëta historike

Jugu i vendit po 'fiket', lindshmëria në nivelet më të ulëta historike

08:53, 20/05/2019
A+ Aa A-

Në rrugicat e Dhoksatit, fshat në Gjirokastër, është thuajse e pamundur të ndeshesh me ndonjë të ri. Edhe pse popullsia atje ka përjetuar që në vitet e hershme emigracionin dhe largimin e të rinjve, ky fenomen është bërë edhe më i dukshëm pas viteve 2000. Nga 120 familje që kishte dikur ky fshat, tashmë ka vetëm 20-25, ku pjesa më e madhe janë pleq. Qarku i Gjirokastrës po përjeton tkurrjen më të madhe të popullsisë, me diferencën më të madhe midis lindjeve dhe vdekjeve nëvend.

Monitor përllogariti lindjet, vdekjet dhe shtesën natyrore në qarqet e vendit pët vitin 2018, ku Gjirokastra, Korça dhe Vlora kanë  një shtesë natyrore negative, që do të thotë numri i vdekjeve është më i lartë se i lindjeve.

Pasojat negative të kësaj situate do të çojnë në uljen e popullsisë në moshë pune, rënie të produktivitetit dhe rritjen e të moshuarve. Ato bëhen edhe më të dukshme kur iu shtohet edhe emigrimi.

Numri i lindjeve për 1000 banorë në Gjirokastër  gjatë 2018-s ishte 8.6, përkundrejt 12.1 vdekjeve për 1000 banorë. Nëmënyrë natyrale, pa marrë në konsideratë lëvizjet migratore, popullsia atje u pakësua me 3.5 individë për çdo 1000 banorëtë qarkut.

E njëjta situatë vlerësohet të jetë edhe në qarkun e Korçës, i cili shënoi gjithashtu një diferencë negative tëlindjeve dhe vdekjeve. Gjatë 2018-s për çdo banorë në këtë qark pati 2.2 individë më pak. Diferencënegative ka shënuar dhe qarku i Vlorës (shiko grafikun dhe tabelën).

    Nga ana tjetër, Kukësi është qarku me shtesën natyrore më të lartë në vend, kur për çdo 100 banorë atje, shtesa natyrore është rreth 6. Ndonëse Kukësi nuk është qarku me lindjet mëtë larta. Sipas përllogaritjeve të Monitor, në Kukës pati 12.4 lindje të reja për çdo 1000 banorë, përkundrejt 6.6 vdekje.

    Lindjet më të larta u shënuan në qarkun e Dibrës, ku sipas tëdhënave të INSTAT dhe përllogaritjeve tëMonitor ishin 13.1 lindje për 1000 banorë, ndërsa vdekjet 7.7. Shtesa natyrore nëqarkun e Dibrës ështëndër më të lartat në vend me 5.5 për çdo 1000 banorë.

    Edhe në qarkun e Tiranës, në të cilin është përqendruarthuajse 1 e treta e popullsisë, lindjet /1000 banorëishin gati sa dyfishi i vdekjeve, me një shtesë natyrore prej 4.9/1000 banorë.

    Në Berat, Fier apo Shkodër, shtesa natyrore e popullsisë ka mbetur në vend numëro, pasi diferenca mes lindjeve dhe vdekjeve është më e vogël se 1./MONITOR

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco