Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Një shqiptare kandidate në Gjermani

Një shqiptare kandidate në Gjermani

14:46, 18/05/2019
A+ Aa A-

Nuk janë ta pakta rastet ku shqiptarët përfshihen në politikë në vendet jashtë Shqipërisë.

Raste të tilla ka patur së fundmi edhe në itali, ku gjithsej janë mbi 118 kandidatë shqiptar që garojnë në zgjedhjet administrative apo zgjedhjet europiane.

Greqia, Maqedonia, Mali i Zi, Turqia, SHBA-të janë disa nga vendet e tjera ku shqiptarët janë përfshirë në botën e politikës dhe së fundmi, mes këtyre vendeve gjendet edhe Gjermania.

Shqiptarja Dhurata Çaushaj ka vendosur të kandidojë për këshilltare bashkie në qytetin e Freiburg në Gjermani. Çaushaj, veç angazhimit në Shkencat informatike është edhe aktiviste për të drejtat e grave dhe emigrantëve në komunitetin gjerman.

Dhurata Çaushaj renditet e 6-ta në listë ndërsa kandidimi e saj e bëri publik partia e Grave të Pavarura në Freiburg.

Ndërkohë këtë lajm e ka konfirmuar edhe Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook.

Motivi që shtyu zonjën Dhurata Çaushaj të kandidojë për postin e këshilltares së bashkisë është jo vetëm barazia gjinore por edhe e drejta për tu edukuar si një parakusht për një jetë më të mirë për të gjithë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco