Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Shi, shtrëngata dhe.../ Asgjë e re nga moti edhe për ditën e nesërme

Shi, shtrëngata dhe.../ Asgjë e re nga moti edhe për ditën e nesërme

23:37, 14/05/2019
A+ Aa A-

Edhe dita e nesërme, e mërkurë 15 maj 2019, parashikohet të jetë me reshje shiu në të gjithë territotin e vendit.

Sipas asaj që raporton IGJEUM, qarqet që pritet të kenë sasinë më të madhe të reshjeve janë Shkodra dhe Lezha.

Sa i përket temperaturave, ajo maksimale do të regjistrohet në vendet e ulëta me 19 gradë celsius, ndërsa ajo minimale 4 gradë në vendet malore.

RESHJET

Nesër (e mërkurë dt.15) priten reshje në të gjithë territorin. Në shumicën e qarqeve reshjet do të jenë të dobëta deri lokalisht mesatare.

Në qarkun Shkodër dhe Lezhë reshjet priten të jene mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet do të jenë në formë shtrëngate.

TEMPERATURAT

Nesër (e mërkurë dt.15) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 11 / 17 °C

në vendet e ulëta: 7 / 19 °C

në vendet malore: 4 / 14 °C

ERA

Nesër (e mërkurë dt.15) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në të gjithë territorin.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco