Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

FOTO/ Moti për pasdite dhe nesër, ja çfarë parashikohet

FOTO/ Moti për pasdite dhe nesër, ja çfarë parashikohet

16:29, 24/04/2019
A+ Aa A-

Ditët e shiut kanë mbaruar dhe tani temperaturat e larta do të vazhdojnë për disa ditë.

Sipas parashikimit të motit gjatë mbrëmjes së sotme dhe nesër nuk priten reshje dhe temperaturat janë të larta.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për 24 orët e ardhshme.

Image

Reshjet

Sot pasdite dhe nesër nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona të kufizuara të qarqeve Dibër, Elbasan, Berat, Korçë dhe Gjirokastër priten reshje lokale të dobëta, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre).

Temperaturat

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 14 / 25 °C

në vendet e ulëta: 13 /29 °C

në vendet malore: 9 / 22 °C

Era

Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco