Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Lajm  i rëndësishëm për maturantët, më shumë kohë për provimet

Lajm i rëndësishëm për maturantët, më shumë kohë për provimet

10:55, 22/04/2019
A+ Aa A-

Një lajm i rëndësishëm vjen për provimet e maturantëve, të cilët mbyllin këtë vit shkollor. Provimet e maturës këtë vit, ndryshe nga herët e tjera që janë zhvilluar në datën 7 qershor shtyhen edhe një javë, për në datën 13 qershor.

Këtë lajm e jem ministria e Arsimit Rinisë dhe Sportit, e cila përmes një udhëzimi i ka lënë më  shumë kohë maturantëve për t’u përgatitur duke shtyrë në kohë nisjen e provimeve. Provimi i parë është ai i gjuhës së huaj, i cili  sipas një urdhri të  dhjetorit të vitit të kaluar do të zhvillohej në datë 7 qershor tashmë do të zhvillohet një javë më vonë dhe do të pasohet edhe nga tre të tjerë ai i gjuhës shqipe, letërsisë dhe matematikës me një diferencë në kohë me 5 ditë .

Por  veç  kohës  së shtuar maturantët  këtë vit kanë pasur edhe disa risi të tjera, ajo e plotësimit të formularit A1 që në janar të këtij viti që i krijoi mundësi për t’u përgatitur sipas orientimit që ata  kanë zgjedhur si edhe reduktimi i lëndëve me zgjedhje nga 24 alternativa në 8 të tilla. Po ashtu, maturantët do të kenë vetëm një lëndë me zgjedhje si edhe do të jenë vetë ata që do të përzgjedhin gjuhën e huaj të cilën dëshirojnë të zhvillojnë në provim.

Për ata të cilët nuk arrijnë të kalojnë në të 4 provimet e maturës  shtetërore, do të kenë mundësi të ri japin provimin në sesionin e dytë për të mos humbur mundësinë për të aplikuar më pas në universitete.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco