Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

FOTO/ Familja Kastrati apelon për ndihmë, jetojnë në kushte të vështira ekonomike

FOTO/ Familja Kastrati apelon për ndihmë, jetojnë në kushte të vështira ekonomike

12:07, 03/03/2019
A+ Aa A-

Familja e Iliaz Kastratit nga fshati Pusi i Thatë në Has kërkon ndihmë për gjendjen alarmante ku jeton.

Gazetari Ermal Hallaçi ka udhëtuar sot 1 orë në këmbë nga fshati kryesor Gjinaj drejt Pusit të Thatë për të parë gjendjen e familjes Kastrati.

Familja e Iljaz Kastratit jeton në kushtet të vështira ekonomike në një dhomë prej 12 m2 me 4 fëmijë dhe bashkëshorten.

Ai bën apel për ndihmë për një shtëpi dhe për të punësuar bashkëshorten pasi e shoqja i ka mbaruar Arsimin e Lartë në Universitetin Bujqësor të Tiranës për Ekonomi Agrare.

Image

Familja Kastrati jeton vetëm me një ndihmë ekonomike prej tetë mijë lekë të vjetra dhe gjatë verës me bimë medicionale.

Kryefamiljari Iliaz Kastrati para tre vitesh ka bërë të mundur duke shitur bimë medicionale të ndërtojë themelet dhe murin e shtëpisë së re, por ai tani është i sëmurë dhe nuk ka mundësi për ta ndërtuar ai kërkon ndihmë për ti vendosur çatinë shtëpisë dhe për ta savatuar gjithashtu edhe punësimin e gruas. /FaxNews

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Adelaide03/03/2019 16:37

Kur pashe vetem titullin,kujtova se kaq e pati edhe Kastrati i karburanteve,i benzit,i rruges kombit,i sheratonit i ,,,,i,,,,,i,,,Por me tutje leximit ndjeva "gezimin"qe nuk qenka ai i verteti oligark,sic i quajne sot,pasuniket qe mbijne nga dheu,dhe si ni rrakete,fluturojne lart-por ama -shume me lart se si shoket e vet.Pune oligarkesh,nuk i marrim vesh,na te .....

Shto koment

Denonco