Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ ‘Infermierë për Shqipërinë’/ Denoncimi i presidentit të shoqatës: Mbi 1000 ankesa, listat u manipuluan

VIDEO/ ‘Infermierë për Shqipërinë’/ Denoncimi i presidentit të shoqatës: Mbi 1000 ankesa, listat u manipuluan

20:08, 22/02/2019
A+ Aa A-

Listat fituese të kandidatëve për infermierë që kanë konkuruar për një vend pune në portalin “Infermier për Shqipërinë” kanë ndryshuar brenda ditës.

Denoncimi është bërë publik nga Elson Jaçaj, presidenti i Shoqatës së Infermierëve të Shqipërisë.

Në një intervistë për Fax News, ai është shprehur se, ka mbi 1000 ankesa nga vet kandidatët të cilët hedhin dyshime për manipulim të listave.

“Brenda ditës lista e fituesve është ndryshuar. Sipas aplikantëve, që i janë drejtuar shoqatës sonë, ka patur rreth 1000 e ca ankesa, dhe ne nuk kemi patur kohë ti lexojmë e tu përgjigjemi të gjithëve. Ata ngrenin këtë shqetësim: në listën e parë dolën emrat e disa fituesve, ndërkohë u ndryshua lista dhe herën e dytë dilnin me më pak pikë”, është shprehur ndër të tjera Jaçaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco