Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

Rritja e çmimeve nga stomatologët, Autoriteti i Konkurrencës nis vlerësimin e aktit normativ

Rritja e çmimeve nga stomatologët, Autoriteti i Konkurrencës nis vlerësimin e aktit normativ

11:18, 25/01/2019
A+ Aa A-

Autoriteti i Konkurrencës  thotë se do të vlerësojë aktin normativ aktin normativ të Urdhrit të Stomatologëve për rritjen e çmimeve për shërbimet dentare.

Në një deklaratë për mediat, Autoriteti i Konkurrencës thotë se pas vlerësimit  do të shprehet me vendimmarrje nga ana e Komisionit të Konkurrencës nëse ky akt bie në kundërshtim ligjin nr. 9121/2003.

Duke nisur nga ky muaj klinikat dentare në vend janë njohur me një vendim nga Urdhri i Stomatologut, i cili rrit dyfish çmimet e shërbimeve.

Kështu, sipas urdhrit, për një mbushje dhëmbi të gradës së dytë pacientët duhet të paguajnë 4000 lekë, nga 2000 lekë që ka qenë më parë. Edhe një mbushje dhëmbi e gradës së tretë që më parë ka qenë 3000 lekë, ndërsa me urdhrin e ri shkon në 5000 lekë.

Rritje ka pasur edhe për shërbime të tjera, si pastrimi i gurëzave, nga 1500 lekë në 3000 lekë.

Lista e çmimeve është miratuar nga Asambleja Kombëtare si dhe Këshilli Kombëtar, si dhe i është bërë e ditur Ministrisë së Financave për tu implementuar në kasat fiskale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco