Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Ngrica dhe bora në rrugë, ARRSH apel shoferëve: Kujdes! Përdorni...

Ngrica dhe bora në rrugë, ARRSH apel shoferëve: Kujdes! Përdorni...

16:40, 08/01/2019
A+ Aa A-

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) iu bën apel drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Mes tjerash, në porosinë  drejtuar shoferëve, ARRSH-ja thekson se në disa zona të vendit priten reshje dëbore dhe temperaturat do të jenë shumë të ulëta.

“Autoriteti Rrugor Shqiptar në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Shtetit, Drejtorinë e Qarkullimit Rrugor dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile paralajmërojnë të gjithë drejtuesit e mjeteve se temperaturat do të jenë shumë të ulëta dhe se priten reshje bore në zonat malore.

Rekomandohet që në Segmentin Librazhd – Korçë – Kapshticë, Korçë – Ersekë qarkullimi i mjeteve të bëhet me goma dimërore gjatë natës, apo edhe me zinxhir nëse do të njoftojmë se është i nevojshëm në orët në vazhdim, pasi pritet që të ketë reshje bore dhe temperatura shumë të ulëta.

Apel për përdoruesit e rrugës: I rikujtojmë që duhet të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. Të vendosin gomat dimërore në segmentet rrugore që kemi njoftuar, të respektojnë Patrullën e Policisë në terren dhe të lëvizin me shpejtësi të reduktuar”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco