‘Mos bini në dashuri në Facebook’

‘Mos bini në dashuri në Facebook’

23:29, 21/12/2018

Një indian është liruar nga burgu këtë pasi u burgos për 6 vite se ra në dashuri në Facebok.

Ndërsa ndau të premten (21 dhjetor) këshilla për të gjithë, që të mos ndiqnin shembullin e tij.

Hamid Nehal Ansari hyri ilegalisht në Pakistan nga Afganistani në 2012 për të takuar një grua me të cilën kishte rënë në dashuri në gjigantin e mediave sociale.

Por policia pakistaneze po e priste në shtëpinë e gruas dhe e arrestoi atë menjëherë.

Inxhinieri u fut në burg për spiunim dhe falsifikim të dokumenteve.

"Nuk duhet të keni ndjenja për të huajt dhe mos u bini në dashuri në mediat sociale duke përfshirë Facebook,"-tha Ansari për AFP, tri ditë pasi u lirua dhe u kthye në Indi.

Mediat lokale kanë fotografuar momentin kur ai përqafon nënën e tij dhe përkulet për të prekur tokën pas kalimit në kufirin indian.

"Fakti që mora mbështetje ishte momenti më i lumtur i jetës sime,"-tha 33-vjeçari. "Tani unë do të filloj një biznes, do martohem dhe do nis jetën time. S'ka më media sociale për mua."

Pakistani dhe India kanë zhvilluar 3 luftra të mëdha që kur shpallën pavarësinë nga Britania në vitin 1947.

Ata arrestojnë në mënyrë rutinore qytetarët e njëri-tjetrit me akuza për spiunim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco