Shqiptarët renditen të 4-të në botë për të ikur nga vendi

Shqiptarët renditen të 4-të në botë për të ikur nga vendi

16:22, 12/12/2018
A+ Aa A-

Sipas kompanisë së sondazheve Gallup, 60% e shqiptarëve nëse do të kishin mundësi, do ta braktisnin Shqipërinë.

Shqipëria renditet në vend të katërt, sa i takon prirjes për emigracion pas Sierra Leones, Liberisë dhe një shteti të shkatërruar si Haiti.

Nga 2.87 milionë banorë që ka Shqipëria, 1.7 milionë duan të largohen nga vendi.

Dy shkaqet kryesore që kanë renditur shqiptarët për t’u larguar nga vendi janë: ekonomia dhe mungesa e shërbimeve.

Për të zbutur prirjen e popullsisë për largim nga vendi, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka deklaruar se Shqipërisë i duhet një rritje më e lartë ekonomike dhe investime në sektorë prioritarë si arsimi dhe shëndetësia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco