Shfaqet bruceloza te lopët, një fermë futet në karantinë

Shfaqet bruceloza te lopët, një fermë futet në karantinë

22:40, 07/12/2018
A+ Aa A-

Bruceloza, një prej sëmundjeve më të rrezikshme te kafshët, ka gjetur terren muajt e fundit edhe në qarkun e Beratit. Dhjetëra bagëti janë infektuar nga kjo sëmundje, ndërsa një fermë është futur në karantinë. Këtë fakt e konfirmojnë edhe autoritetet e bujqësisë në qarkun e Beratit, të cilët pohojnë se, pas kontrolleve në shkallë qarku në kuadër të Planit Kombëtar të Monitorimit të Brucelozës dhe pak kryerjes së analizave te kafshët, shërbimi veterinar ka konstatuar 17 raste të bagëtive të prekura nga sëmundja e brucelozës në një fermë blegtorale në bashkinë e Urës-Vajgurore, ndërkohë që kontrollet janë duke vijuar në të gjitha fermat e qarkut dhe bagëtitë e imëta në çdo zonë rurale.

Shefi i Shërbimit Veterinar në qarkun e Beratit, Ilirjan Rama, ka deklaruar se, nga monitorimi i deritanishëm ka rezultuar një fermë me lopë të prekura nga bruceloza, ku janë kryer të gjitha procedurat e nevojshme, që nga eliminimi e deri tek therja e bagëtive të infektuara. Veterineri Rama ka pohuar se, ferma është futur në karantinë dhe është e bllokuar derisa të çrrënjoset sëmundja, ndërkohë që është bërë edhe bllokimi i të gjitha prodhimeve të kësaj ferme ku është evidentuar prekja e bagëtive nga sëmundja e brucelozës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco