Largimi i të rinjve lë vetëm 92 mijë të moshuar

Largimi i të rinjve lë vetëm 92 mijë të moshuar

00:26, 01/12/2018
A+ Aa A-

Që  prej kohës kur Rama u bë kryeministër shqiptarët kanë lëvizur masivisht drejt vendeve të BE-së kryesisht duke kërkuar azil dhe punë nga gjendja e vështirë ekonomike.

Vendet ku ka pasur dyndje janë Gjermani, Franca, Belgjika, Hollanda si dhe vende të tjera.

Kryesisht janë të rinjtë që po largohen sepse Shqipëria nuk ofron më mundësi për ta. Me shkolla të korruptuara, me një vend ku krimi godet në mes të qytetit çdo ditë ato shikuan si të vetmën mundësi mbijetese largimin nga vendi.

Por largimi i të rinjve nga Shqipëria nuk është vetëm një problem ekonomik,  por edhe një plagë e madhe sociale. Plakja e shpejtë e popullisë po shoqërohet me një fenomen dramatik, atë të braktisjes së prindërve të moshuar.

Sipas Shoqatës së Pensionistëve të Shqipërisë, janë mbi 92 mijë të moshuar që jetojnë të vetmuar. Vdekjen tragjike të çifitit nga Berati të moshuarit e shikojnë si një këmbanë alarmi edhe për politikbërsit.

Kreu i Shoqatës së Pensionistëve, Faik Xhani u shpreh: “Ne pensionistët, që jemi në segmentin e fundit të jetës, kjo ngjarje është tragjike. Është një këmbanë alrmi për të cilën duhet te merren masa. Janë 92 mijë persona të vetmuar. 5% e tyre janë të izoluar….”

Sipas tij, shteti duhet të marrë disa masa, pasi numri i individëve të moshuar përbën mbi 13 % të popullatës së përgjithshme, me një tendencë në rritje.

Shoqata e Pensionistëve kërkon rritjen e shërbimit të asistencës sociale në familje dhe gjithashtu kërkon edhe rishikimin e pensioneve, pasi shumë të moshuar jetojnë në varfëri dhe vuajnë nga një sër sëmundjesh. Veç problemeve kardio vaskulare, 1 në 4 persona të kësaj grupmoshe vuan nga probleme të shëndetiti mendor dhe demenca, humbja  e kujtesës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco