Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Mbahet meshë në Lezhë në nderim të... Gjergj Kastriotit

Mbahet meshë në Lezhë në nderim të... Gjergj Kastriotit

09:17, 27/04/2018
A+ Aa A-

U mbajt në Katedralen e Shën Nikollës në Lezhë mesha e shenjtë e organizuar në nder të figurës së heroit tonë kombëtar.E mbështetur nga Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë në bashkëpunim me Kishën Katolike në Kosovë dhe Arqipeshëkvinë e Tivarit organizuan shtegtimin e kishës mbarë Shqiptare në Lezhë.Në këtë shtegtim morën pjesë meshtarë e ipeshkvinj të Shqipërisë e trojeve Shqiptare si dhe besimtarë të shumtë.

Pas meshës së shenjtë besimtarët e krishterë të udhëhequr nga ipeshkvinj kanë marshuar duke ju drejtuar memorialit të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti dhe janë pritur nga Përgjegjësi i Trashëgimisë Kulturore Paulin Zefi, i cili ju ka uruar edhe mirseardhjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco