Mjeku kardiokirurg Edvin Prifti flet për kërkimet e tij mbi pasojat e Covid-19, vaksinat dhe një protokoll të ri që, sipas tij, synon të ndikojë mbi proteinën Spike.
Në bisedën me gazetarin Çim Peka, Prifti shpjegon mënyrën sesi arriti të lidhë disa studime ekzistuese shkencore dhe të propozojë një qasje të re kërkimore, e cila më pas, sipas tij, u mor nga kompani farmaceutike për zhvillim të mëtejshëm.
Ai rrëfen procesin e punës, bashkëpunimet shkencore dhe pretendon se kjo qasje ka kaluar fazat e nevojshme të aprovimit për t’u futur në prodhim. Intervista prek një nga debatet më të diskutuara të viteve të fundit mbi Covid-19, kërkimin shkencor dhe zhvillimin e trajtimeve të reja.
Pjesë nga intervista:
Edvin Prifti: Pak a shumë për këtë kanë shkruajtur disa media. Që bëhet fjalë për një... atëherë, gjithë problemi i vaksinimit gjenetik, i vaksinave gjenetike, cilat janë vaksinat gjenetike? Janë Pfizer, AstraZeneca, Johnson & Johnson, Sputnik e të tjera e të tjera.
Këto janë vaksina të cilat fusin një material gjenetik, ky material gjenetik ekstra i koronavirusit, pra nuk është i njeriut, futet në qelizën e njeriut dhe e bën qelizën që të bëhet motorr ose fabrikë e prodhimit të një proteine që quhet proteina Spike, që edhe kjo nuk është proteinë e njeriut, është proteinë e koronavirusit. Çdo gjë deri këtu është anti-ligjore. Pse? Sepse sipas Konventës të Biogjenomës të vitit 2003-2004...
Çim Peka: Anti-ligjore apo anti-njerëzore?
Edvin Prifti: Anti-njerëzore do ta them më poshtë. Anti-njerëzore ne e dinim se ishin që në fillim gjithë këto projekte të njerëzve të veçantë të cilët donin ta realizonin këtë gjë. Por edhe anti-ligjore, sepse vetë Komuniteti Europian ka një konventë të manipulimit gjenetik të njeriut, i cili thotë që nuk lejohet në asnjë moment që të prodhohen human-animals chimera.
Kimerat njerëzore dhe jo njerëzore janë ato kur e bën që njeriu të prodhojë qoftë edhe një proteinë aliene, pra një proteinë që s'është e tija. Në rastin konkret është proteina Spike. Tani, gjithë problemi është që këto vaksina, rikuperimi ose që t'i kthejmë njerëzit siç ishin pa to, është pothuajse i pamundur, sepse ato janë inkuadruar në atë që ne i themi gjenomën e njeriut.
Ekziston potencialisht, teorikisht, me atë procesin që quhet CRISPR, që janë gërshërët gjenetike, por do të ishte shumë i kushtueshëm dhe asnjëherë nuk është provuar për të gjitha qelizat e trupit të njeriut. Sepse proteina Spike nuk shkon të vendoset vetëm në një lloj qelize të njeriut, por në të gjitha. Dhe fillimisht na gënjyen, sepse Anthony Fauci me shokët e vet thanë ‘do bëni gjilpërën dhe do qëndrojë këtu ajo, në muskulin e bicepsit’.
Na gënjyen nja 8 miliardë njerëz. Ajo shkon dhe shpërndahet në të gjithë organizmin. Atëherë, problemi është proteina Spike që ajo prodhon. Problemi për shëndetin tonë dhe të gjitha komplikacionet nga miokarditi, nga vdekja e menjëhershme, nga koagulimi i gjakut, nga problemet e kancerit... domethënë bëhen biopsitë e kancereve dhe te pacientët e vaksinuar dhe shikohet që ajo është me një përqindje shumë të lartë në zonën e tumorit, e të tjera e të tjera që të mos i hyjmë kësaj gjëje, akuzohet proteina Spike.
Atëherë duhet të gjejmë një mundësi se si ta luftojmë proteinën Spike, ndërkohë që ajo qarkullon në organizëm. Dhe i pari, dhe më seriozi, që bëri këtë tentativë në vitin 2024 kush ishte? Ishte Profesor Peter McCullough. Ish-presidenti i Shoqatës Amerikane të Kardiologjisë, një nga eminencat shkencore amerikane, personi që ftohet në Senatin Amerikan për të dëshmuar mbi Covid-in dhe mbi problemet kardiake të Covid-it e të tjera e të tjera.
Ai është edhe anti-vaks ndër të tjera, që unë nuk jam aq mbi atë, ka arsyet e veta, shkenca do i tregojë. Dhe ky prodhon një protokoll i cili kishte të bënte me disa substanca që bëjnë destruktimin, që ai e vërtetonte, që bëjnë destruktimin e proteinës Spike.
Por ky destruktim kishte një përqindje të caktuar, nuk ndodhte në të gjitha rastet. Paralelisht me këtë ishin disa studime që ishin lënë në harresë. Tani kjo që kam bërë unë është si puna e vezës së Kolombit, nuk... domethënë merita i takon të tjerëve. Unë kam patur një meritë të bashkoj gjërat edhe të mendoj. Sepse natyra nganjëherë, natyra jep zgjidhje shumë të thjeshta problemeve më të mëdha, nganjëherë.
Dhe mjafton që ti të jesh shumë i vëmendshëm, të shikosh rrotull. Dhe midis mijëra artikujve që unë lexoj, shumë prej tyre dhe mbi Covid-in e të tjera e të tjera, por jo vetëm, gjej disa studime mbi një produkt tjetër i cili ky çuditërisht, kjo substancë, ndryshonte gjeometrinë e proteinës Spike. Nuk e dëmtonte, nuk e denatyronte, por thjesht ndryshonte atë që ne i themi stereometric perturbation, e ndryshon gjeometrinë e saj.
Dhe thashë, ‘Uau, më duket shumë interesante’, thashë, po si do vepronte protokolli i Peter McCullough në një terren të tillë? Dhe unë nuk bëra asgjë tjetër, veçse bashkova këto të treja me këtë. Dhe me të vërtetë, rezultatet ishin fantastike. Gati dyfishohej funksioni i këtyre produkteve të cilat denatyronin proteinën Spike në prani të kësaj substance. Dhe çfarë bëmë?
Morëm qelizat e mëlçisë të pacientëve, të njerëzve që u bënim biopsinë, dhe në njërën prej tyre vendoseshin këto tre substanca, në tjetrën vendoseshin katër substanca, plus këtë tjetrën që unë sugjeroja. Dhe rezultatet ishin shumë pozitive. Sigurisht, edhe vetë Peter McCullough e ka bërë gratis këtë gjë, nuk është paguar dhe s'do ta bëja as unë. Kështu që iu treguan dy kompanive, treguan interes, e morën dhe ato pastaj proceduan në të gjitha hallkat e aprovimeve deri tek prodhimi.
Çim Peka: Edhe kjo është aprovuar?
Edvin Prifti: Kjo është aprovuar dhe tani është futur në prodhim dhe...
Çim Peka: Tani është në prodhim.
Edvin Prifti: ...duke qenë se e kanë ata këto të drejta, unë kam vetëm emrin.
Çim Peka: M-hm.
Edvin Prifti: Në momentin kur do bëhen publike, edhe substancat, dozat e tyre, se në çdo kontejner do jenë të shkruajtura të gjitha gjërat, iu takon atyre që t'i bëjnë publike meqenëse kanë të drejtat komerciale. Unë kam vetëm të drejtën e autorësisë, kështu që nuk mund ta bëj publike në këtë moment se çfarë produktesh janë ato, por ka për të qenë lehtësisht e... shumë transparente evidentimi i tyre.
Çim Peka: Dhe kur mund të jenë në...?
Edvin Prifti: Besoj nga fundi i gushtit.
© SYRI.net