Në pjesën tjetër të intervistës, kirurgu kardiak Edvin Prifti flet për një nga temat më të debatueshme të viteve të fundit: emailin dhe dokumentin e njohur si projekti ‘Defuse’, të cilin ai pretendon se e ka parë në vitin 2020 nëpërmjet një komunikimi mes shkencëtarësh ndërkombëtarë.
Në bisedën e tij në ‘Çim Peka LIVE’, Prifti rrëfen mënyrën sesi u përfshi rastësisht në një korrespondencë mes studiuesve të njohur të fushës së virologjisë dhe shpjegon pikëpamjen e tij mbi përmbajtjen e këtij dokumenti. Ai pretendon se bëhej fjalë për një projekt kërkimor që lidhej me manipulimin gjenetik të koronaviruseve dhe se publikimi i tij më vonë hapi debate ndërkombëtare mbi origjinën e pandemisë.
Intervista trajton gjithashtu rolin e shkencëtarëve të përfshirë, debatet në SHBA mbi teorinë e rrjedhjes laboratorike dhe arsyet pse, sipas Priftit, ky dokument u mbajt larg vëmendjes publike për një periudhë të gjatë.
Pjesë nga intervista:
Çim Peka: Këtë dua ta sqarosh pak për publikun. Çfarë ishte ky email?
Edvin Prifti: Në atë, në atë email në mënyrë shumë gjenuine, shumë naive mbase dhe të pafajshme, ë ai që e dërgoi dhe ai u eliminua i pari, profesor Frank Plummer ë me të cilin unë kisha bashkëpunuar në një projekt të kirurgjisë gjenetike në vitin 2003-2004 në Toronto. Ai është kanadez.
Dhe neve kishim projekti ishte mo ta mo ekskluzivisht procesi i Astrazenecës, i vaksinës Astrazeneca por që ne nuk e përdornim për këtë gjë, por e përdornim për ripopullimin e zonave të infarktuara të zemrës së njeriut me qeliza të gjalla. Dhe ky ishte personi, biologjist molekular që e bënte këtë proces dhe ne që aty kishim njohje.
Pastaj më pas në vitin 2011 ai u bë një nga shkencëtarët më të mëdhenj në botë të grupit të koronaviruseve dhe ishte drejtori i Winnipeg Laboratory në Ontario, që ishte i vetmi laborator BCL5 në Kanada. Mos harrojmë që në vitin 2003 Covidi i parë ose SARS-COV i parë ra pikërisht në Sunnybrook ku ishim, në South College, në të njëjtin spital ku unë punoja në Toronto në atë kohë.
Dhe ky ishte një njeri shumë i përgatitur për këtë gjë. Dhe kur ndodhën gjërat, kur shikoja që njerëzit në Ëuhan që duke pritur autobusin binin dhe vdisnin, unë kë do pyesja? Me kuriozitetin tim problematik siç rezulton, unë i shkruaj një email profesorit në fjalë, ish kolegut tim më i vjetër se mua sigurisht, edhe një herë, dy herë, tre herë, siç duket e bezdisa me këto emailet personale dhe ai më fut në një listë emailesh, cc. Të një grupi të ngushtë të bashkëpunëtorëve dhe të miqve të tij që ai dëshironte t'i informonte mbi të rejat e para.
Çim Peka: Të gjithë mjekë?
Edvin Prifti: Të gjithë mjekë. Edhe është i pari i cili bëri hartën gjenetike të Covidit që e zbuloi që në janar të vitit 2020. Dhe na dërgon një projekt, projekti Defuse quhet. Unë e lexova, e kuptova që ishte problematik, dhe nuk kam bërë as kam folur publikisht, as e kam dërguar në vende të tjera me emaile apo e tjerë e tjerë. Thjesht unë isha një nga individët rastësorë.
Çim Peka: Pra ju mësuat diçka që s'duhet ta dinit.
Edvin Prifti: Po sigurisht. Projekti Defuse ishte projekti i vitit 2016, i prodhimit të Covidit në mënyrë artificiale, ka emra, mbiemra, shkencëtarësh, organizatash, fondacionesh, institucionesh shtetërore amerikane në këtë projekt dhe ky projekt aplikohet për herë të parë në vitin 2017 në DARPA, ose ajo që është Defense Advanced Research Project Agency, që është kulmi i shkencës botërore.
Dhe DARPA nuk e aprovon me disa justifikime sepse dy drejtuesit klinikë të projektit ishin dy profesorë, profesor Ralph Baric, që ishte profesori i biologjisë molekulare në North Carolina University dhe ishte ai që kishte bërë mutacionet e koronavirusit, mutacionet e para, kishte patur 9 mini pandemi, epidemi të themi në North Carolina në veriun deri në vitin 2017 me koronavirus.
Por koronavirusi që ai kishte prodhuar nuk shpërndahej me ajër, shpërndahej vetëm me cërkla. Tani donin ta bënin me ajër. Dhe DARPA nuk e aprovon sepse personi i dytë ishte një profesoreshë kineze, Shi Zhengli, që ishte drejtoresha e Institutit të Virologjisë në Kinë. Dhe në justifikimin e DARPA-s është që neve kemi informacione që ky njeri është e lidhur me shërbimet sekrete kineze dhe nuk mundet që neve ta fusim në Fort Detrick që ishte i vetmi laborator BCL6 i sigurisë maksimale që është ushtarak.
Dhe atëherë zotërinjtë në fjalë gjetën hapësirën dhe e bënë në Wuhan. Aty ku kishin ku kishin mundësi. Dhe sigurisht ky projekt nuk duhet të dilte. Ky projekt ishte inicimi në vitin 2024 tashmë çdo gjë që ndodh në Amerikë, në Senatin Amerikan, në shtëpinë e bardhë, sot po të hyni edhe në websiten e Shtëpisë së Bardhë është Lab Leak, është virusi është i prodhuar në mënyrë artificiale.
Senati Amerikan ka dy vite e gjysëm që në prill të vitit 2024 që merret me këtë çështje, bile javës që vjen është për herë të tretë a të katërt vjen Fauci për të dëshmuar. Dhe çdo gjë bazohet, çdo dëshmi apo dëshmitar i thirrur apo çdo gjë ka, është në lidhje me projektin Defuse. Aq i rëndësishëm ishte ai që të mos të mos bëhej transparent. Dhe ai nuk u bë transparent.
Ai u bë transparent në vitin 2023 kur njëri nga këta kandidat për çmim Nobel, Charles Lieber, nga këta 9 të arrestuarit. Ai u arrestua fillimisht, ja për shembull një gjë e ngjashme, u arrestua fillimisht nga FBI në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2020 në mos gabohem shkurt mars.
Dhe u arrestua për shkëmbim të materialeve biologjike sekrete me Kinën. Dhe më pas u dënua me evazion fiskal për 30 mijë dollarë sepse nuk u zbulua, akuza e parë nuk ishte e vërtetë. Dhe sigurisht tani është shpallur i pafajshëm, ka marrë të tëra atributet dhe mund të jetë një nga ata personat që e ka deklasifikuar këtë këtë projekt.
Çim Peka: Tashmë ky email nuk është vetëm tek tani se të... është mund ta gjesh është publik.
Edvin Prifti: Projekti Defuse në vitin 2023, unë pata disa komunikime në atë moment. Por në të vërtetë nuk, nuk dëshirova të marr pjesë më në këtë, se ishte një gjë që më kishte shkaktuar jashtëzakonisht shumë shqetësime.
Por në vitin 2023 ky projekt u botua në një makineri të kërkimit shkencor që quhet ResearchGate, ku neve jemi anëtarë dhe në ResearchGate ai u botua nga një unknown source, pra nga një burim i panjohur. Pra, ju e kuptoni dhe vetë që kur ata që e publikojnë, e transmetojnë, duan të humbasin gjurmët, ju e kuptoni dhe vetë arsyen sepse ndodh kjo.
Çim Peka: E qartë.
© SYRI.net