Kirurgu kardiak Edvin Prifti flet për vendimin e tij për të qëndruar në Shqipëri pavarësisht presioneve, proceseve gjyqësore dhe mundësisë për të ndërtuar karrierën e tij jashtë vendit.
Në ‘Çim Peka LIVE’, Prifti shpjegon pse, edhe pas një periudhe largimi profesional jashtë Shqipërisë, zgjodhi të përballet me procesin dhe të mbrojë emrin e tij. Ai thekson se për të çështja nuk lidhet vetëm me sigurinë personale, por edhe me reputacionin profesional të ndërtuar gjatë dekadave.
Intervista prek gjithashtu debatin mbi perceptimin publik ndaj figurave që përballen me akuza të rënda, marrëdhënien e tij me komunitetin shkencor ndërkombëtar dhe arsyet pse ai pretendon se bashkëpunimet e tij profesionale jashtë vendit kanë vazhduar edhe pas përplasjes me drejtësinë shqiptare.
Pjesë nga intervista:
Çim Peka: Keni menduar gjatë kësaj kohe, të largoheni nga Shqipëria?
Edvin Prifti: Padyshim. Padyshim. Edhe u largova një periudhë kohore, domethënë pata bashkëpunime kryesisht në Gjermani. Por tashti që, se sa ishin seancat paraprake, kjo masat ishte më e thjeshtë, një herë në tre muaj bëhej nga një shtyrje afatesh. Mirëpo tani që është gjyqi një herë në dy javë, një herë në tre javë, e tani e kanë lënë një herë në një muaj e gjysmë, është e pamundur që ta ndjekësh duke punuar jashtë. Edhe detyrimisht unë emrin tim nuk ia lë borxh asnjërit, kështu që do e mbroj deri në fund me çdo lloj mundësie që kam, edhe pse mundësitë janë të vogla dhe pse organizimi i këtij sulmi në emrin tim është shumë, shumë kompleks dhe shumë problematik. Por unë do mundohem të justifikoj dhe të mbroj emrin tim.
Çim Peka: Kur thoni që është shumë kompleks dhe shumë problematik... Shiko, unë jam një prej gazetarëve që e kam shumë të qartë se çfarë është në gjendje të bëjë një regjim. Duam apo s'duam ne, jetojmë në regjim, jemi ambalazhuar me demokraci ose me autokraci, por gjithçka kontrollohet fatkeqësisht nga një dorë. Kur shikoni fatin e kolegëve tuaj nëpër botë, të vdekur ose të arrestuar, edhe në vende që kanë demokraci. Kushdo do e pyeste: Pse ju intereson kaq shumë pastrimi i emrit në një ambient kaq të rrezikshëm, kur mund të iknit fare jashtë? E në fund të fundit, çfarë vlere ka pastrimi i emrit në një vend ku kushdo bëhet pis?
Edvin Prifti: Unë mendoj njëherë në radhë të parë që ka vlerë për mua dhe...
Çim Peka: Përpara jetës ë? Kur kolegët tuaj në botë sot nuk jetojnë ose janë të arrestuar. Në këtë vend kur kushdo bëhet pis, çfarë vlere paska pastrimi i emrit përballë garancisë së jetës? Apo mendoni se edhe jashtë nuk jeni i sigurt?
Edvin Prifti: Jo po padyshim shiko, ti mund të largohesh jashtë edhe përsëri mënyra se si është organizuar sistemi, sidomos në Evropë është me një letërporosi, ti të marrin të sjellin e të tjera e të tjera. Bota sot është bërë aq e vogël sa... Pastaj këtu nuk është çështje që unë të shkoj të fshihem. Absolutisht s'më ka shkuar ndonjëherë në mendje një gjë e tillë. Por mendoj që, pavarësisht se ti domethënë, prezenca këtu është në funksion të asaj luftës së përditshme që ti bën. Dhe çështjen nuk mund ta ndjekësh nga larg. Në fund konkluzioni është i njëjtë, si të jesh këtu, si të jesh në Gjermani apo në Dubai, sepse me letërporosi ti përsëri bëhesh pjesë e sistemit në Shqipëri. Kështu që, se ka dy elementë. Ka elementin e persekutimit individual fizik, ka dhe një element tjetër të çështjes së emrit, i cili në të vërtetë është dhe nuk është i varur me procesin. Çështja e emrit është e varur me besimin e njerëzve. Në momentin që njerëzit besojnë të vërtetat e tua, atëherë emri yt ka gjetur pozicionin që i takon, pavarësisht çfarë kostoje ke paguar dhe pavarësisht çfarë kohe të është dashur për ta realizuar këtë.
Çim Peka: Doktor folëm për momentet më të vështira tuajat. Por njerëzit duan të dinë domethënë, përveç historisë, që në Shqipëri këdo që duan ta sulmojnë është shumë e thjeshtë, e lidhin me konspiracion. Po pas gjithë këtij rrëfimit tënd, pjesa kritike ose pjesa kundërshtuese mund ta lidhë me konspiracion. Shkenca globale ka bashkëpunuar me Edvin Priftin?
Edvin Prifti: Po, absolutisht po.
Çim Peka: Dhe vazhdoni të bashkëpunoni?
Edvin Prifti: Absolutisht po. Akoma dhe më shumë se më përpara.
Çim Peka: Pra sot mjekësia... ose shkenca globale ju shikon si një mjek apo si një shkencëtar, nuk ju shikon si një konspiracionist?
Edvin Prifti: Jo, absolutisht. Absolutisht jo. Juve bëtë një pikëzim të veçantë, është ndryshe të të shikojë si mjek, ndryshe si shkencëtar, nganjëherë të dyja përputhen. Përkundrazi, opinionet domethënë ose bashkëpunimet e mia jashtë janë shumë herë, shumë herë më të forta dhe më konkluzive se më përpara. Sepse qëndrimi im... Martin Luter Kingu ka një shprehje të vetë që nganjëherë nuk duhet t'i druhemi frikës, domethënë mund të frikësohemi. Nganjëherë ai veprim apo vendim që mund të marrim mund të mos jetë popullor, mund të mos i pëlqejë popullit apo masave. Nganjëherë mund të jetë edhe vetëshkatërrues. Por ama gjithmonë t'i bëjmë pyetjen vetes: A ishte vendimi i drejtë? Dhe për mua, unë kam qenë burrë me fat, se jo çdo burri fati i jetës i jep atë mundësinë që të marrë një vendim shumë drastik i cili duhet të jetë i drejtë apo i padrejtë. Unë e pata këtë, pata konseguencat. I kam pranuar. Nuk jam penduar minimalisht për çdo gjë që kam bërë. Dhe kjo gjë më ka dhënë ato atribute që vazhdojnë sot e kësaj dite bashkëpunimet e mia me institucione të caktuara, për shembull rasti konkret i asaj që përmendët ju, që ishte publikimi ose aprovimi nga entet rregullatore evropiane.
© SYRI.net