Rama bën antikushtetuese marrëveshjen me SHBA, Zhupa zbardh 5 shkeljet kushtetuese në seancën e sotme

Rama bën antikushtetuese marrëveshjen me SHBA, Zhupa zbardh 5 shkeljet kushtetuese në seancën e sotme

21:41, 27/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputetja e PD-së Ina Zhupa evidenton 5 shkeljet kushtetuese të maxhorancës në seancën e sotme me votimin e marrëveshjes me SHBA-në me 74 votat e saj.

Ndërkohë opozita refuzoi të merrte pjesë në këtë seancë antikushtetuese.

“PRO marrëveshjes me SHBA!
KUNDËR mënyrës antikushtetuese se si Edi Rama e miratoi brenda ditës në Parlament!

Një shtet që nuk ka respekt për Kushtetutën e vendit të vet, nuk mund të ketë respekt për aleatët tanë. Një vend që nuk respekton demokracinë kushtetuese, nuk është i denjë si një vend aleat në NATO!”
shkruan Zhupa.

Deputetja demokrate evidenton pesë shkeljet kushtetuese të mazhorancës socialiste në seancën e sotme.

Image

Kjo marrëveshje vjen në një moment kur Shqipëria po përpiqet të rrisë profilin e saj në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe synon që të organizojë në Tiranë samitin e ardhshëm të NATO-s.

Huaja direkte prej 302 milionë dollarë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës jepet në kuadër të programit amerikan të Financimit të Jashtëm Ushtarak (FMF) dhe është lidhur mes Ministrisë së Financave dhe Agjencisë Amerikane për Bashkëpunimin në Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA).

Socialistët propozuan që marrëveshja të kalonte me procedurë të përshpejtuar sot brenda ditës në Kuvend, gjë që u kundërshtua nga opozita si antikushtetuese. Opozita propozoi që marrëveshja të votohej të premten pasi deputetët të kishin mundësi të njiheshin me përmbajtjen e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco