VIDEO/ Prifti: Më hoqën nga operacionet, por nuk më ndaluan dot të bëj shkencë

21:34, 27/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kardiokirurgu Edvin Prifti flet për kërkimet e tij shkencore pas pandemisë, pretendimet mbi trajtimet ndaj efekteve të Covid-19 dhe përballjen e tij të vazhdueshme me procesin gjyqësor në Shqipëri.

Në ‘Çim Peka LIVE’, Prifti shprehet se puna kërkimore dhe profesionale nuk është ndërprerë pavarësisht procesit ndaj tij, duke treguar se ka vazhduar aktivitetin si kirurg dhe bashkëpunimet ndërkombëtare.

Ai ndalet gjithashtu te periudha kur, sipas tij, iu kufizua ushtrimi i profesionit dhe te përplasja mes figurës së një mjeku me karrierë ndërkombëtare dhe akuzave të ngritura nga drejtësia shqiptare. Prifti pretendon se sulmi ndaj tij nuk lidhet vetëm me një çështje ligjore, por me një përpjekje për dëmtimin e figurës së tij publike.

Pjesë nga intervista:

Çim Peka: ...të gjithë këta që kanë përdorur vaksinën dhe sa të favorizuar do jenë këta që do përdorin këtë gjë?

Edvin Prifti: Këta që do përdorin këtë do eliminojnë, do eliminojnë efektet kolaterale të vaksinës, pra efektet negative të vaksinës. Dhe urojmë, sepse domethënë duhet ta merrni me rezervë, këtu nuk jemi në Lizën në botën e çudirave dhe nuk ka gjëra mrekullibërëse. Por neve përpiqemi që të dominojmë, ose të minimizojmë efektet negative të këtij procesi masiv. Se ishte një proces në 18 bilionë doza janë shpërndarë në gjithë botën, është ekstremalisht shumë. Ndërkohë që njerëzit e vaksinuar, njerëzit e vaksinuar janë, tashmë studime diku shihen, diku manipulohen, diku eliminohen e të tjera e të tjera, por janë aq të shumta sa nuk arrijnë dot domethënë të influencohet në të gjitha. Dhe janë studime si shkencore, si epidemiologjike, si mbi incidencën, si mbi gjithçka, që e vërteta është, duke mos hyrë në detaje, e vërteta është që vetëm po të shikosh të dhënat statistikore të Komunitetit Evropian. Vendet perëndimore të Komunitetit Evropian, të cilat ishin dhe vendet më të pasura ku Ursula von der Leyen bleu 4.3 bilionë doza vetëm për Komunitetin Evropian, ndërkohë që Komuniteti Evropian janë as janë 400 milionë, pra i binte që do bënin nga 10 doza të gjithë. Dhe sigurisht Pfizeri dhe Moderna u shpërndanë kryesisht në vendet e pasura të Komunitetit Evropian. Atëherë ju do shikoni që vdekshmëria në vendet e Evropës Lindore, përfshirë edhe tonin, se te ne vetëm 20-25% bënë Pfizerin...

Çim Peka: Edhe një pjesë e mirë bënë sikur e bënë.

Edvin Prifti: Dhe një pjesë e mirë bënë sikur e bënë, e korrekte. Ashtu siç kishte dhe nga ata që shkuan deri në Beograd për ta bërë, shumë të motivuar. Dhe vdekshmëria në vendet e Evropës Lindore është aty-aty me vitin 2019. Ndërkohë që vdekshmëria në vendet e Evropës Perëndimore, ajo që ne i themi 'excess death', ose vdekshmëria në ekses mbi mesataren e pritshme, është nga 7 deri në 12% më e lartë. Dhe kjo do të thotë gjithçka, në mos gjithçka do të thotë shumë. Edhe mbi arsyet e vdekshmërisë, incidencës së tumoreve, incidencës së infarkteve, incidencës së trombeve e të tjera e të tjera.

Çim Peka: Ndërkohë që ju merreshit me shkencë, ku i bënit këto testime?

Edvin Prifti: Për këtë punë, i vetmi testim që është bërë ka qenë kjo 'Spike Protect', që është bërë në Universitetin e Firences, në Departamentin e Mjekësisë Eksperimentale, gati dy vjet më parë.

Çim Peka: Këto kohë. Dhe ndërkohë ju duhej të ishit edhe në SPAK për të dhënë sqarime.

Edvin Prifti: Edhe atje isha në SPAK, nuk është se... unë e kam të përjavshme. Unë bashkëjetoj me atë, kështu që. Por ndërkohë kjo më, më shqetëson, domethënë nuk është se e kam ditën të qetë siç e kam patur, por nuk më ka penguar, përkundrazi më ka motivuar që të bëj dhe gjëra të tjera. Vazhdoj operoj me të njëjtin ritëm, operoja domethënë si në strukturën shtetërore ashtu edhe në strukturat private, kudo që më kërkojnë, kështu që nuk kam ndonjë limitacion, ndonjë kufizim në kuptimin e kësaj. Sigurisht që të kesh mbi vete, mbi supe një peshë të rëndë siç është ky proces prej gjashtë vitesh...

Çim Peka: Nuk ta ka ndaluar asnjëherë operimin?

Edvin Prifti: Po, qenë, domethënë më ndaluan nga shkurti i vitit 2021 deri në shtator të 2022-shit. Është e njëjta formulë, me të gjithë mjekët kështu ndodhi. Edhe andej, të gjithë ata që kundërshtonin në një mënyrë ose në një tjetër vaksinat edhe Covid-in, iu hiqej liçensa e ushtrimit të profesionit. Rasti më i fundit ishte një mjek amerikan, unë e kam postuar në Facebook-un tim, që vetëm para gati dy-tre javësh iu dha e... domethënë u konsiderua i pafajshëm nga gjykata amerikane, sepse çfarë bënte ai? Ai nuk i thoshte asnjë gjë, se propaganda ishte shumë e madhe për vaksinat, e kupton? Ai kishte bindjen e vet dhe ai shkonte dhe nuk i injektonte vaksinën pacientëve, iu injektonte ujë fiziologjik. Po kishte bërë 60 mijë të tilla. Dhe e kishin, ishte akuzuar për neglizhencë, për mjekim të gabuar e të tjera e të tjera, i kishte disa akuza. Dhe në fund fare i kishte hequr liçensa, dhe në fund fare vetëm para një muaji gjykata i dha pafajësinë, pafajësinë totale. Pra modeli është i njëjtë. Prandaj nuk ka shumë të bëjë dhe ajo që juve përmendët, domethënë edhe në vendet demokratike sjellja është pothuajse e njëjtë. Pra kemi të bëjmë me diçka përtej politikës...

Çim Peka: Në një prej intervistave të mia, ose ndoshta të parën me zotin Ahmetaj, mbaj mend që pati deklaruar në atë kohë që SPAK-u, domethënë burime nga SPAK-u thonë që do t'ia bëjmë jetën sterrë atij pis doktori. Si ndjehet një mjek, jo një mjek por një shkencëtar, që shkon në laboratorët më të mirë të botës, teston, merret me shkencë, hipën në avion, kthehet dhe duhet të jetë përballë disa prokurorëve, që një pjesë e mirë e tyre për të mos thënë të gjithë janë një pjesë e sistemit që 25 vjet era alkool iu bie dhe aty jashtë derës së SPAK-ut dhe duhet t'u japësh llogari atyre si e ke përdorur bisturinë?

Edvin Prifti: Tani ne kemi pranuar një sistem, janë kush janë ata gjykatës apo ata prokurorë, por në qoftë se është e vërtetë, në qoftë se është e vërtetë kjo gjë që është thënë, përforcon atë gjë që neve sapo e thamë në fillim të bisedës, që kjo është një gjë personale. Dhe nuk është një gjë personale midis meje dhe prokurorit apo prokurorëve, se unë nuk njoh kërkënd aty. Dhe s'mund të kenë asnjë gjë personale si individ me mua. Por është personale sepse është një urdhër për t'u bërë kjo gjë. Dhe është bërë, është dhënë një urdhër për ta bërë pis. Është vetë fjala që ju përdorët, atë 'pis doktor'.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco