'Rama jepe dorëheqjen'/ Revolta qytetare në ditën e 58-të, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

'Rama jepe dorëheqjen'/ Revolta qytetare në ditën e 58-të, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

21:43, 27/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Qindra qytetarë janë mbledhur këtë të hënë në Tiranë, duke zhvilluar protestën e 58-të radhazi kundër qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Pas tubimit në Sheshin “Skënderbej”, ku protestuesit mbajtën fjalimet e tyre dhe përcollën mesazhet kundër qeverisjes aktuale, qytetarët kanë nisur marshimin përgjatë rrugëve kryesore të kryeqytetit.

Me flamuj kombëtarë, pankarta dhe slogane në duar, protestuesit kanë kërkuar ndryshim, transparencë dhe përgjegjësi nga institucionet, ndërsa marshimi vijon i qetë.

Qytetarët deklarojnë se do të vijojnë mobilizimin e tyre edhe në ditët në vijim, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe plotësimin e kërkesave të ngritura prej tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco