Kryetari i Grupit PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar ndaj publikimit nga Kuvendi i kamerave të brendshme të sigurisë ku punonjësja u rrëzua nga shkallët pasi po vraponte drejt deputetit Agron Shehaj i cili kishte vjedhur dokumentin e marrëveshjes me SHBA-në. Në një reagim në fb Bardhi dënon me forcë publikimin e pamjeve të rënda.
"Përveç shkeljeve të rënda të të drejtës kushtetuese për privatësi, publikimi nga Kuvendi i kamerave të brendshme të sigurisë, përbën një veprim denigrues ndaj dinjitetit të punonjëses së përgjegjshme të Kuvendit.
Lufta politike nuk duhet të përfshijë keqpërdorimin e punonjësve të administratës së Kuvendit. Publikimi nga Kuvendi i këtyre pamjeve është dhunë ndaj një vajze, një gruaje, një nëne.
Dënoj me forcë publikimin e pamjeve të rënda, ku mbeti e dëmtuar një punonjës i Kuvendit dhe po me kaq forcë dënoj shkeljen e ligjit për mbrojtjen e privatësisë nga ana e Kuvendit të Shqipërisë!" shkruan Bardhi.
© SYRI.net