Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Bushkolaj: SPAK ka prerë në besë shqiptarët, dosjet po lihen pa përgjegjësi

18:57, 21/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në emisionin e “Task Force” me Sonila Meçon, gazetari Elkier Bushkolaj u shpreh se SPAK-u ka zhgënjyer pritshmëritë e qytetarëve, duke theksuar se institucioni që u konsiderua si shpresa e reformës në drejtësi nuk po jep rezultatet e pritshme.

Bushkolaj deklaroi se SPAK nuk po ndal lidhjet mes krimit, korrupsionit dhe politikës, duke përmendur dosjet e inceneratorëve, pastrimit të parave dhe krimit elektoral.

Ai theksoi se “SPAK-u nuk e ndalon hemorragjinë”, pasi dosjet e korrupsionit, pastrimit të parave dhe krimit elektoral vijojnë të mbeten pa përgjegjësi konkrete dhe se tashmë vëmendja duhet të drejtohet te SPAK-u dhe mënyra se si ky institucion po përmbush detyrën e tij përballë qytetarëve.

Pjesë nga intervista:

Me këtë standard, që aq më tepër nuk i shkon përshtat dikujt që ka mbajtur edhe postin e Ministrit të Jashtëm, besoj që edhe kongresmeni amerikan që kërkoi që të ketë një hetim për lidhjet e Shqipërisë me kartelet e drogës, i bie që të jetë i njëjti personazh si ky, pra të kategorizohet në të njëjtën kategori.

Këtu ka një problem. Të gjithë projektorët, në perceptimin tim, do të duhet të drejtohen nga SPAK-u. Pse? Është një institucion që jo vetëm ka prerë në besë shqiptarët, se sipas një sondazhi dilte që ishte i vetmi institucion që besohej në Shqipëri, pra rreth 70% e shqiptarëve, por ka prerë në besë edhe ata qytetarë që kanë 51 ditë që dalin në shesh.

Dhe të mos harrojmë që përgjatë këtyre 51 ditëve janë mbajtur dy ose tre protesta kombëtare, ku kanë qenë të paktën 100 mijë njerëz në shesh. Janë bërë protesta në të gjitha kryeqendrat e Evropës nga emigrantët shqiptarë.

Pse? Sepse në atë çorbën e reformës në drejtësi, SPAK-un gjithmonë shqiptarët janë përpjekur që ta shohin si një ishull të izoluar, por na doli që SPAK-u paska qenë ndër institucionet më të kapura.

Pse? Ne po shohim se çfarë ndodh me dosjet. E njëjta gjë, sikur ndodhi me inceneratorët, rrezikon të ndodhë me pastrimin e parave, pavarësisht se është vetë Erion Veliaj përgjegjës, pra emri i tij nuk del askund.

Edhe në rastin konkret, tha zoti Braho, tha: "Nuk kemi prova". Ore, nëse ti shikon kursin e euros dhe e kryqëzon me librin e Aldo Bumçit, më fal, edhe një student i vitit të parë të Fakultetit të Drejtësisë do të gjente prova, jo më një prokuror i SPAK-ut.

Por është një problem se këta prokurorë, shumë prej tyre, nuk justifikojnë dot pasuritë e tyre dhe nuk e kanë legjitimitetin për t'u kërkuar llogari politikanëve të korruptuar.

Bëhet fjalë për një tjetër skandal. Dëgjo, këto janë deklarata që përsëriten, por ne kemi lexuar pjesën më të madhe të dosjeve dhe nuk është rasti i parë.

Edhe te dosja e grupeve të Elbasanit dilnin biznesmenë që kishin përfituar tendera publikë, por njëkohësisht ishin pjesë e grupeve kriminale që bënin pjesën e financimit të lëndëve narkotike nga vendet e Amerikës Latine në vendet e Bashkimit Evropian.

Pra, është rast i përsëritur. Kemi parë raste se si kompani, të cilat janë të sekuestruara nga SPAK-u, vijojnë aktivitetin normalisht dhe marrin tendera normalisht.

Pra, kjo ka ndodhur. SPAK-u nuk e ndalon hemorragjinë. Pra, kemi një miksim.

Ky pra është skandali, kjo është ajo që po themi për SPAK-un, pra kjo është prerja në besë.

Ajo që bën SPAK-u është legjitimim. Është si Operacioni "Forca e Ligjit", ju kujtohet Operacioni "Forca e Ligjit"? Çfarë bëri? Evidentoi disa elementë të grupeve të strukturuara kriminale në vend, bëri një skaner të pasurive të tyre dhe në fund askush nuk tha se çfarë u bë me ato pasuri.

Ato pasuri u rikthyen te ato persona dhe i pastruan të gjithë. Të njëjtën gjë po bën SPAK-u, por ndryshe: atëherë Policia e Shtetit nuk kishte mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, por e bëri me ato mekanizma. Tani SPAK-u po tradhton edhe partnerët, sepse janë ata njerëz që sjellin dosjet.

Janë këto dosje që priten në fije. E kemi diskutuar me dhjetëra herë në këtë studio: ore, si ka mundësi këta kriminelë që kanë marrë pjesë në zgjedhje, në asnjë moment nuk kanë folur për krimin elektoral?

Pra, të gjitha bisedat mes tyre niseshin dhe priteshin aty ku flitej për krimin elektoral.

Edhe thotë zoti Klodian Braho, duke pasur përballë Ulsi Manjën, duke pasur përballë Damian Gjiknurin, që s'ka prova për krimin elektoral. Është thjesht perceptim!

Pra, 30 mijë votat e një kandidati anonim qenkan thjesht perceptim.

Ky është problemi. Të gjithë problemin gjykohet që edhe qytetarët, edhe gazetarët, edhe politika do të duhet ta orientojnë sërish tek SPAK-u, për ta vënë përpara përgjegjësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco