Një qytetare ka marrë fjalën në protestën e 47-të radhazi kundër qeverisë, ku falënderoi shqiptarët nga diaspora për mbështetjen dhe pjesëmarrjen në tubime.
Ajo bëri thirrje që protesta të vijojë deri në largimin e qeverisë, duke akuzuar pushtetin për korrupsion dhe varfërimin e qytetarëve.
“Ta vazhdojmë këtë revolucion deri sa të iki karrigia e fundit e këtij pushteti”, u shpreh protestuesja, ndërsa kërkoi bashkimin e shqiptarëve në të gjitha trojet dhe vijimin e rezistencës deri në fund.
Protestuesja:
Ju respektoj të gjithëve, sidomos nga bashkatdhetarët e Amerikës, Gjermanisë, Kanadasë, të gjithë shteteve që vijnë këtu dhe ta bëjnë këtë revolucion akoma më të madh, akoma më të ndritur!
Ne duhet ta vazhdojmë këtë revolucion, derisa karrigia e fundit e Partisë Socialiste të iki prej këtij pushteti të korruptuar! Të gjithë këta njerëz që e kanë varfëruar popullin shqiptar, siç thotë Migjeni, mjerimi është një kafshatë e pakapërdishme. Por desha t'i drejtohem këtij populli që e vlerësoj kaq shumë, me një meritë aq të madhe që është grumbulluar 47 ditë me të gjithë forcat e mëdhaja të kësaj revolucionare.
Mbajeni këtë kuvend dhe njëkohësisht deri në ditën e fundit sa të iki karrigia e Edi Ramës!
Bashkoni Shqipërinë, Maqedoninë, Ulqinin, Kosovën dhe të gjithë, se nuk keni ardhur këtu për të ndarë, por kemi ardhur për të bërë bashkimin e Shqipërisë në të gjitha trojet tona shqiptare! Sepse po nuk u bë ky bashkim, kurrë nuk do bëhet!
Dhe një herë i drejtoj me një personalitet të fortë këtij populli të ndritur shqiptar, që ta çojmë këtë revolucion deri në fund. Mos e lëni këtë kuvend që të varfërohet. Dhe diçka... desha t'i drejtohesha Komisionit Evropian, kryeministrit gjerman... si thotë, sidomos... atëherë thonë... Ich bin eine Deutsche, aber ich bin auch Albanerin... und ich will, dass dieses Land befreit...Hallo Herr Hertz, das ist Albanien hier! Hallo Herr Trump! Hier ist Albanien und nicht irgendwas anderes! Ju përshëndes të gjithëve, ju faleminderit! Mos e lëshoni këtë vend deri në karrigen e fundit!
© SYRI.net