Kaprata: Protesta duhet të kalojë nga hallet personale te debatet publike për politikat qeverisëse

20:30, 16/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sekretari për territorin dhe infrastrukturën në Partinë Demokratike, Gent Kaprata, deklaroi se debati publik në Shqipëri është vonuar dhe fajësoi qeverinë për mungesën e përballjeve me opozitën dhe ekspertët për çështje të rëndësishme.

I ftuar në emisionin “Ora 19” në SYRI TV, me moderator Edvin Parruca, Kaprata tha se opozita ka kërkuar prej kohësh debate për politikat publike, por sipas tij pala tjetër ka shmangur përballjen.

Sipas tij, institucionet duhet të përballen me ekspertët dhe qytetarët për politikat që hartojnë, pasi funksionarët publikë paguhen nga taksat e shqiptarëve për të komunikuar dhe shpjeguar vendimmarrjen e tyre.

Duke folur për protestën e zhvilluar nga qytetarët, Kaprata e vlerësoi si një zhvillim pozitiv, por kërkoi që ajo të shndërrohet në një debat më të gjerë shoqëror për politikat dhe të ardhmen e vendit. Ai kritikoi faktin që sipas tij protesta ende nuk ka kaluar në një diskutim më të gjerë për çështje kombëtare dhe zhvillimin e vendit.

‘Të dy kemi bërë po them me dhjetëra, po kemi bërë shumë emisione, ku kemi folur pikërisht për këto ide. Pra nuk se ka munguar nga ne dëshira për të hapur një debat. Problemi është që, dhe ju si gazetarë besoj do ta konfirmoni, që pala tjetër nuk është që nuk del në debat qoftë dhe në një debat konstruktiv për një çështje të caktuar.

Por, ka bllokuar paraqitjen e njerëzve që paguhen nga taksat e qytetarëve, e popullit shqiptar, për të bërë politika. Nuk i sjellin, megjithëse janë të paguar për të bërë një punë, nuk i sjellin të komunikojnë me palën tjetër ose qoftë dhe me një ekspert të pavarur mbi çështje të caktuara. Pra, jo vetëm ka ardhur koha, por ne gjysmën e... kemi bërë, pala tjetër s'ka qenë...

Dhe këtu për të mbyllur atë pjesën e pyetjes suaj që kishit lidhjen, a ka ardhur koha për debat, për të diskutuar? Ka ardhur dhe jemi me shumë vonesë. Ky është problemi jonë. Për të kaluar tek protesta.

Protesta ka ngecur, akoma nuk ka hyrë në këtë debat. Kanë ngecur tek shfaqja e halleve të individëve. Unë s'kam shtëpi, unë s'kam dritë, unë shkoj shpesh... Unë shkoj shpesh po thua asnjëherë për të folur për atë se s'kam pasur as dëshirë, shkoj shpesh, pothuajse përditë jam atje. Dhe shikon njerëz që qajnë hallet e tyre personale, dhe në kornizën e halleve personale patjetër ngrenë edhe teza të mëdhaja, nëse do quheshin teza: të futet ky në burg, të dali ky nga burgu.

Patjetër! Jo jo më falni, unë po mendoja, unë të paktën e kuptova se po flisnim për aftësinë e protestës për të krijuar një debat të gjerë shoqëror, për politikat. Por patjetër unë s'shkoj përditë tek vendi, patjetër protesta ka plotësisht të drejtë. Dhe unë do ju sjell një arsye më shumë sesa të tjerët.

Një problem i madh që kishte shoqëria shqiptare ishte që nuk i artikulonte hallet e veta qoftë edhe në diskurs, përveçse te kafja e lagjes, çka nuk prodhonte gjë, jo protestë në vetvete, jo ngjarje që mblidhen njerëz, por debat mbi një çështje të rëndësishme të kombit.

Ja, kjo është një çështje për mua që unë kam 15 vjet që e trajtoj, diçka më tepër sesa aq, dhe të bëja, të përfshija shqiptarët: A do mblidhemi të gjithë në Tiranë, kur burimet janë në territore të tjera, dhe t'i boshatisim ato territore, apo do shpërndajmë ekonominë, ushtrinë, financat, financimet dhe të krijojmë një, le të themi një, për të ardhur te tezat e mia shkencore, të krijojmë një Shqipëri policentrike, rajonet policentrike urbane, ku qytetet të gjitha kanë ekonominë e tyre dhe nuk konkurrojnë me njëra-tjetrën. Çfarë po ndodh sot me ekonominë? Nuk e ka asnjë protestë këtë.

Por protesta është jashtëzakonisht një gjë e mirë për shumë arsye, dhe pikërisht edhe për këtë fakt. Sepse Partia Demokratike që deri dje ishte e detyruar të inicionte edhe një aktivitet shoqëror që nuk është plotësisht i partisë politike siç janë protestat, tani bën vetë dhe çështjen politike, patjetër përfshihet.

Nëse do më pyesin atje nëse kam ndonjë mendim do ta shpreh patjetër. Por thelbi është ky: protesta është një fitore e madhe, veçanërisht për ato kërkesa që ata kanë dhe përputhen me tonat prej 13 vjetësh, që kanë këto kërkesa, fiks 13 vjet, se e njoha qeverinë që 2 muajt e parë.’, tha Gent Kaprata ndër të tjera në SYRI TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco