Qytetarët janë mbledhur këtë mbrëmje për të 47-ën ditë radhazi në protestë kundër qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Tubimi nisi në sheshin “Skënderbej”, prej nga protestuesit po marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë. Të pajisur me pankarta dhe duke brohoritur thirrje kundër qeverisë, ata po vendosen në bulevardin përpara Kryeministrisë, ku qytetar%t pritet të mbajnë fjalime.
Protestuesit theksuan se protestat do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, duke përsëritur se kërkesa kryesore mbetet largimi i kryeministrit Edi Rama nga detyra.

© SYRI.net