‘Rama kërkoi datë për samitin e NATO-s, por nuk e mori’/ Koka: Presioni po vjen nga opozita dhe nga jashtë...

18:38, 16/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Bledian Koka, i ftuar në emisionin "Task Force" në Syri TV me Sonila Meçon, deklaroi se presioni më i madh ndaj kryeministrit Edi Rama nuk po vjen më vetëm nga opozita dhe protestat në vend, por edhe nga faktorët ndërkombëtarë.

Sipas tij, narrativa politike e kreut të qeverisë është konsumuar dhe po përballet me sfida gjithnjë e më të mëdha.

Koka u shpreh gjithashtu se ligji për investimet strategjike ka prodhuar pasoja të rënda, duke kërkuar një audit të plotë shtetëror për efektet që ai ka pasur mbi pronat dhe administrimin e tyre.

Ai pretendoi se një nga shqetësimet kryesore të Edi Ramës lidhet me kohën e zhvillimit të samitit të NATO-s në Shqipëri, duke sugjeruar se kryeministri nuk ka arritur të sigurojë datën që synonte.

Diskutimi në studio:

Meço: Bledi, duket se presioni është më i madh jashtë se brenda. Në kuptimin, jo se nuk ka, opozita vijon, protestuesit janë në rrugë dhe janë të vendosur. Çështja është që Edi Rama, në fakt, ndoshta këtij presioni të brendshëm edhe ia kalon, nuk e ka shumë problem për të thënë ashtu... Ose jo, thua?

Koka: Ose jo, sepse nuk është... ka një ndryshim regjistri. Pra, të gjitha këto gjëra që ne po shohim, qoftë edhe artikulli më i fundit, pra të gjitha kanë një burim nga vjen presioni. Dhe presioni po, të diskutojmë, është i brendshëm, po të themi, presioni është protesta. Presioni është të gjithë mekanizmat po themi, të gjithë ata që deri dje mund të kenë qenë dhe aleatë të Edi Ramës. Edhe njerëz që e kanë ndihmuar, edhe pjesë e shoqërisë civile, sot, si me thënë, janë bashkuar tek një pikë. Pra, në të vërtetë flasim për ligjin për investimet strategjike, apo për ligjin e zonave të mbrojtura 21, 24, por në fakt, këto ligje apo të gjitha këto gjëra bien, kanë një kryefjalë dhe bien menjëherë kur ikën Edi Rama. Sepse të gjithë janë dakord që ato ligje duhen shfuqizuar, të gjithë janë dakord që ato ligje kanë prodhuar kosto.

E vërtetë është që e ka mbaruar punën ligjet... ligji i investimeve strategjike. Problemi është që këtu do të duhet të bëhet një audit shtetëror për të kuptuar se çfarë efektesh negative ka prodhuar, jo vetëm në aspektin e asaj që ishte akuza më e madhe, pastrimi i parave në Shqipëri.

Meço: E ka kërkuar Eno Bozdo sot në fakt KLSH-së që të bëjë një audit...

Koka: Por, por duhet bërë edhe një audit për efektet dhe problematikat që ka krijuar edhe tek çështja e pronave, të cilat do të japin efektet në vazhdim kur, se dikur standardizimi i pronës në këtë vend do të duhet të bëhet. Pra, në qoftë se ka një dështim shumë të madh që kjo qeveri e ka bërë me vetëdije, që gjithsesi ka furnizuar dhe ka hedhur pafund para për t'i dhënë mundësi shqiptarëve që të kishin të drejtën e pronës, është pikërisht, ose për të gjetur zgjidhje, është çështja e pronës. Madje morën dhe dy satelitë, i paguajtëm sa frëngu pulën, dhe që do të, përmes atyre satelitëve ne do të krijonim një hartë përfundimtare e cila do të ndihmonte edhe në përmirësimin e zgjidhjes së pronës. Dhe për të kuptuar seriozitetin e kësaj qeverie me çështjen e pronës, boll të shikoni maskaradën që ndodhi te Kadastra e... Kadastra e Vlorës...

Boll të shikoni që sot në krye të kadastrës së Durrësit, për shembull, është një person që quhet Elvis Pengili, që është njeri i Ergys Agasit. Pra, vërtetë Ergys Agasi është nën kërkim, por sot njerëzit e tij që i shërbejnë atij dhe janë aty në pushtet prej urdhrit të vendimit të tij personal, janë sot e gjithë ditën në pushtet. Pra, të gjitha këto gjëra është ajo që diskutojmë te narrativa e Edi Ramës. Një narrativë e cila ka përfunduar dhe ka rënë, por që ka rënë për shkak sepse ka një ngjarje e cila është elefanti në dhomë, të cilën ai mundohet ta fshehi me koncertin e Kaney Ëest, mundohet ta fshehi duke dalë në Turqi bashkë me bedelat e vet dhe duke thënë që ne do e bëjmë samitin e NATO-s. Sepse atij nuk i, unë mendoj që nuk është në dyshim do të ketë apo s'do të ketë samit NATO-je në Shqipëri. Se është me radhë ajo gjë. Ajo që është i interesuar Edi Rama ka të bëjë me tajmingun ose me kohën.

Meço: A do bëhet ai samit kur të jetë Rama kryeministër...

Koka: Pikërisht pra. Ky është presioni që ka zoti Rama. Pra ai nesër samiti do bëhet, po ai ka hallin kur do bëhet. Pra do bëhet në janar, shkurt, mars, apo do bëhet shtator, tetor, nëntor të vitit tjetër? Se këtu është halli i vet. Dhe ai qartazi punoi që të merrte një 'ok', një datë për samitin, një datë e cila nuk erdhi. Dhe megjithëse u mundua ta luftonte me propagandë faktin që s'kishte një datë, një ditë apo dy ditë më pas, siç është rasti i artikullit të Bloomberg, na tregon që ky jo vetëm që s'ka marrë datë, po ky ka negociuar dhe i është lutur Sulltanit...

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco