Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët në ditën e 47-të të protestës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

VIDEO/ Tomorri: BE kërkon shfuqizimin e ligjit për zonat e mbrojtura, investimet strategjike kanë tjetërsuar prona

18:40, 16/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Klodian Tomorri, i ftuar nĂ« emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon nĂ« SYRI TV, ka komentuar procesin e integrimit europian, kĂ«rkesat e Bashkimit Europian ndaj ShqipĂ«risĂ« dhe çështjen e investimeve strategjike, duke ngritur akuza tĂ« forta pĂ«r mĂ«nyrĂ«n se si janĂ« menaxhuar pronat publike dhe zonat bregdetare.

Duke folur për mundësinë e hyrjes së Shqipërisë në eurozonë, Tomorri tha se anëtarësimi në Bashkimin Europian është vetëm hapi i parë dhe se procesi drejt euros mund të kërkojë vite të tjera.

Sa i përket çështjes së zonave të mbrojtura dhe kërkesave të Brukselit, gazetari tha se deklaratat e qeverisë kanë qenë një lojë fjalësh dhe se kërkesa e Bashkimit Europian ka qenë e qartë.

Duke komentuar deklaratat e kryeministrit pĂ«r ligjin e investimeve strategjike, Tomorri tha se nĂ« kĂ«tĂ« rast qeveria ka qenĂ« mĂ« e drejtpĂ«rdrejtĂ«, pasi sipas tij ky ligj ‘e ka pĂ«rmbushur misionin’. ‘Ai ligj e ka pĂ«rmbushur misionin e vet. Misioni i atij ligji ishte tĂ« rrĂ«mbente copat e ShqipĂ«risĂ« dhe t’i tjetĂ«rsonte ato drejt klientĂ«ve tĂ« qeverisĂ«, drejt biznesmenĂ«ve’, tha Tomorri.

‘Duhet tĂ« hyjmĂ« njĂ«herĂ« nĂ« BE, pasi tĂ« hyjmĂ« nĂ« BE, duhet tĂ« kalojĂ« edhe ndoshta dhe njĂ« dekadĂ« tjetĂ«r se ka pasur vende qĂ« kanĂ« mbetur edhe mĂ« shumĂ«, pra, janĂ« anĂ«tarĂ«suar nĂ« BE dhe kanĂ« mbetur me vite tĂ« tĂ«ra para se tĂ« hyjnĂ« nĂ« eurozonĂ«.

Shiko, kryeministri bëri lojë fjalësh aty sepse kërkesa e Bashkimit Europian ishte e qartë. Shfuqizimin e amendimeve të ligjit për zonat e mbrojtura. Pra janë të gjitha amendimet ligjore që iu bënë ligjit të zonave të mbrojtura të cilat mundësonin që në zonat e mbrojtura të ndërtohej. Pra Bashkimi Europian po kërkon këtë, që këto ndryshime që iu bënë ligjit të shfuqizohen dhe të rikthehet në gjendjen e mëparshme, pra të rikthehet ligji i mëparshëm. Deklarata nuk thoshte që, shiko nga këto ndryshimet janë ca që nuk rrinë, ca janë mirë po ca nuk rrinë, kështu që t'i ndryshojmë ato. Jo, ata thonë shfuqizimin e plotë të të gjitha ndryshimeve. Kurse, përsa i përket ligjit të investimeve strategjike, kryeministri është ndër të paktat herë që është i sinqertë. Ai ligj e ka përmbushur misionin e vet, dhe me të vërtetë, misioni i atij ligji ishte të rrëmbente copat e Shqipërisë dhe t'i tjetërsonte ato drejt klientëve të qeverisë, drejt biznesmenëve që ndoshta janë edhe prestanome. Dhe me atë ligj u shkatërruan porte, u tjetërsuan qindra e mijëra hektarë tokë në zonat më të lakmuara të Shqipërisë, pra në zonat bregdetare...

Sigurisht, ato kanë qenë të dyja të lidhura sepse Albanian files ishte pikërisht për ndërtime në zonat bregdetare kryesisht, por edhe kullat në Tiranë. Dhe pastaj, mekanizmi i cili bënte të mundur tjetërsimin e këtyre zonave nga publike në privat, ishte pikërisht ligji i investimeve strategjike.

ËshtĂ« skema e famshme me KorporatĂ«n e Investimeve, e cila Ă«shtĂ« njĂ« tjetĂ«r mekanizĂ«m po ashtu shumĂ« kontrovers, dhe qĂ« mundĂ«son edhe ky mekanizĂ«m tjetĂ«rsimin e pasurive publike dhe grabitje tĂ« pronave. Fillimisht u tentuan disa projekte kullash nĂ«pĂ«r TiranĂ«, ku me sa duket nuk pati shumĂ« interes.

Ose financimi qe i pamundur. Dhe tani Korporata është shtrirë në zonat bregdetare, në Palasë, në Dhërmi, ku është hapur një tender sot.

E kanë hapur një tender. Janë disa projekte, janë projektet e hospitality të Albania, përmes të cilave me sa duket u tjetërsuan apo më saktë u dhanë tek privatët disa nga vilat qeveritare në bregdet, rezidencat qeveritare. Tani është një projekt tjetër në Copsat, i cili edhe ky është një mekanizëm po aq kontrovers pasi thotë që nëse një privat ka tokë në një territor dhe aty ngjitur ka edhe një tokë shtetërore, ky privati mund ta marrë atë tokën shtetërore në qoftë se i jep shtetit në këmbim një ndërtim, një pjesë nga ndërtimi. Dhe me këtë projekt do grabisin Komisariatin e Dhërmiut.

ÇfarĂ« tĂ« mundin, ku ka zonĂ« nĂ« vende tĂ« lakmueshme kalojnĂ« pĂ«rmes kĂ«tyre skemave. Me gjasĂ« do bĂ«hen disa nĂ« PalasĂ«, disa godina publike dhe nĂ« kĂ«mbim merret tokĂ« dhe u jepet privatĂ«ve pĂ«r resorte, pĂ«r rezidenca, pallate, vila.’, u shpreh gazetari Klodian Tomorri ndĂ«r tĂ« tjera nĂ« SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco