Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama nën breshërinë e medias së huaj

'Dosjet janë aty, pse nuk hetohen'/ Hoxhaj: 'PLUG' ka denoncuar me dokumente afera milionëshe, SPAK hesht

'Dosjet janë aty, pse nuk hetohen'/ Hoxhaj: 'PLUG' ka denoncuar me dokumente afera milionëshe, SPAK hesht

16:57, 16/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari dhe autori i emisionit investigativ “Plug”, Julian Hoxhaj, deklaroi në një intervistë për SYRI TV se SPAK disponon prova për të hetuar zyrtarë të lartë, por sipas tij mungon vullneti për të ndërmarrë veprime.

Hoxhaj tha se emisioni “Plug” ka publikuar dokumente dhe fakte për një sërë aferash të dyshuara korruptive, por asnjë prokuror apo agjent i BKH-së nuk ka kërkuar materialet e siguruara nga redaksia.

Ai shtoi se Prokuroria e Posaçme ka të gjitha mjetet për të kryer hetime të plota, por shprehu bindjen se institucioni nuk po vepron ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë, pavarësisht provave që, janë bërë publike.

Hoxhaj:

Paranteza që ju bëni në fakt është e vërtetë, sepse të paktën rrethanat dhe deritanishme, zhvillimet e deritanishme kanë treguar atë që ju deklaruat, që SPAK ndoshta ka dashur ta prekë por nuk e ka prekur dot. Ose po i vjen rrotull. Ose ka arsye të pashpjegueshme ligjore, sepse politike.

Politike. Për masën them, se pastaj hetimet vazhdojnë aty, në atë drejtim...ligjore ka arsye të pashpjegueshme sepse prokuroria e posaçme nuk vepron. Po e nis nga ajo që ka ndodhur gjatë ditëve të fundit. Gjatë ditëve të fundit ka qenë vetë kreu i SPAK, i cili për habi të të gjithëve, për habi të çdo qytetari shqiptar që nga taksat e veta heq diçka mënjanë për të paguar taksat në mënyrë që të gjithë prokurorët e SPAK, agjentët e BKH-së dhe e gjithë trupa e drejtësisë të marrë paga, të marrë mbështetjen logjistike me taksat e shqiptarëve në mënyrë që të kryejë atë detyrë që u ka ngarkuar ligji dhe kushtetuta dhe të vihet drejtësi.

Dhe kreu i SPAK na ka habitur jo pak, jo vetëm qytetarët e thjeshtë, por edhe ne të cilët kemi në një farë mënyre dijeni për rrethana dhe ngjarje disi më shumë sesa një qytetar i zakonshëm, për shkak të punës që bëjmë. Kur thotë se 'provat nëse i keni, na i sillni në SPAK, se ne nuk kemi prova që të hetojmë kryeministrin, të arrestojmë zëvendëskryeministren e të tjerë me radhë'. Pra, po e perifrazoj në fakt, pa dashur që të vendos fjalë në gojën e kreut të SPAK, por ky është mesazhi. Pra, drejtuesi i super prokurorisë, ndoshta prokurorisë më të rëndësishme nga pikëpamja, ose më të fuqishme nga pikëpamja juridike në çdo vend të Ballkanit dhe ndoshta dhe në Evropë, u thotë qytetarëve: sillni prova që të arrestojmë Ramën apo të hetojmë Ramën apo të arrestojmë Ballukun.

Dhe ajo që kemi bërë ne, mbrëmjen e djeshme për të dalë tek emisioni Plug, është në fakt kemi treguar se si të paktën gjatë dy sezoneve të fundit, vetëm emisioni Plug ka denoncuar afera, me prova, me fakte, me dokumente, shkresa zyrtare të firmosura nga Belinda Balluku, nga Edi Rama, nga Anila Denaj, nga Enea Karakaçi dhe nga të gjithë zyrtarët më të afërt të Edi Ramës, për afera nga më të llahtarshmet. Doni tenderat e rrugëve? Doni tunelin e Llogarasë? Doni 'tigrat' e energjisë?

Doni parqet fotovoltaike? Doni pastrimin e parave? Të korrupsionit të tyre? Pra, të gjitha këto ne i kemi denoncuar në emisionin Plug me prova, me fakte. Dhe unë e them me përgjegjësi të plotë se deri më sot, asnjë prokuror i SPAK nuk ka ardhur që të na kërkojë, pra agjent i BKH-së të na kërkojë dokumentet që ne kemi në dispozicion. Ndonëse na i kërkojnë, ne i kemi në publik, ka video, ka dokumenta, të gjitha materialet i ka aty dhe janë provat aty. Por përtej kësaj, të gjitha këto në një farë mënyre kanë shkuar në prokurorinë e posaçme. I ka dërguar Partia Demokratike. Vetëm ditën e djeshme Adriana Kalaja ka dorëzuar një seri provash të cilat i kemi denoncuar ne për aferën e Bankers Petroleum.

Pra, të gjitha ato pretendime që thotë zoti Dumani, që nuk kemi prova prandaj nuk veprojmë apo do të veprojmë kur ta shohim të arsyeshme, këto rrëzohen.në fillim të muajit nëntor, prokuroria e posaçme ka marrë të pandehur ish-futbollistin e kombëtares, Igli Tare. Në aktakuzën publike, pra në njoftimin publik që prokuroria e posaçme ka bërë, ka deklaruar shqip se zëvendëskryeministrja... patjetër ai është marrë pikërisht për të njëjtën çështje nën hetim, i pandehur. Por edhe zëvendëskryeministrja, thotë njoftimi, dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Tani, Igli Tare merret i pandehur. Ndërkohë që zëvendëskryeministrja, ish-zëvendëskryeministrja vijon e qetë, e lirë. U mbyll sesioni parlamentar.

Kur do ta çojë zoti Dumani kërkesën në parlament për imunitetin e Belinda Ballukut? Shikoni, se ndonjëherë duket sikur gjërat eskalojnë dhe ne kërkojmë patjetër Belinda Ballukun në burg. Absolutisht, unë jam nga ata njerëz që e kam thënë në çdo studio, në çdo deklaratë timen, që nuk dua që askush të shkojë në burg. Unë dua që çdo cent që u është vjedhur qytetarëve shqiptarë, çdo cent i abuzuar që është marrë në mënyrë flagrante me tenderat e rrugëve, që janë po të njëjtët personazhe, sepse shumë interesante, këta që kanë bërë rrugë me kosto llatar sot, ndoshta për shkak të frikës së SPAK apo ndoshta për 1001 arsye të tjera, po na tregojnë gjithashtu që rrugët mund të ndërtohen edhe me 40% të kostos së prokuruar nga ARRSH-ja.Pra që këtu duhet të nisë hetimi për korrupsionin. Sepse janë ndërtuar rrugë, 1 kilometër rrugë me 10 milionë euro, me 15 milionë euro. Janë fryrë kostot në mënyrë të llahtarshme.

Dhe çfarë ka ndodhur? Janë rrugë që sot janë shembur. Janë rrugë që sot po rrezikojnë dhe po marrin jetën e qytetarëve shqiptarë. Janë rrugë që sot, për shkak të bllokimit, për shkak të shembjes, jo vetëm që kushtojnë para për riparime, por bllokojnë ekonominë e qytetarëve. U bllokua juglindja për një muaj. A mbajti njeri përgjegjësi? A dëmshpërbleu qeveria bizneset, qytetarët që humbën, ku shkonin familjet që duhet të kryenin kimioterapi apo të merrnin shërbime shëndetësore? Sepse këtu nuk është një problem, këta kanë shkatërruar çdo qelizë të sistemit shtetëror. Çdo institucion. Janë shkatërruar spitalet publike. Jo më larg se dje takoj një mjek në një nga spitalet publike të qytetit të Tiranës, i cili më tha, 'Jul' tha, 'jemi mbytur' tha, 'për shkak' tha, 'të fluksit të madh' tha, 'të pacientëve që na vijnë çdo ditë nga rrethet dhe nga qendrat e tjera spitalore sepse nuk ka më spitale në rrethe. Nuk ka më mjekë në rrethe.' Dhe pse kanë ikur mjekët?

Kanë ikur për shkak të korrupsionit. Sepse 4.2 milionë euro duhet të shkojnë për koncesionin. 4.7 milionë euro shkojnë për Eden Parkun e kryeministrit. Apo 7 milionë euro shkojnë për Giro Italia dhe nuk shkojnë për pagat e mjekëve. Për kushtet e punës së mjekëve dhe të infermierëve. Por shkojnë pikërisht për qejfe, ahengje propagandistike të kryeministrit, i cili ka vendosur të sillet me buxhetin e shtetit si asnjë armik apo pushtues që ka shkelur në këtë vend.nuk besoj që është e ngadaltë puna. Dëgjo, në një emision investigativ, si gazetar, e them me përgjegjësi që nuk ka vetëm një fakt. Pra, si në dosjet hetimore të prokurorisë, edhe ne si gazetarë për të qenë sa më të vërtetë, sa më realistë, për të treguar të gjitha dimensionet e një çështjeje të caktuar, pra kur hetojmë një problematikë të caktuar, nxjerrim disa fakte njëkohësisht. Dhe këtë mund ta nxjerrim për një kohë, po themi, edhe rekord, sa më të shkurtër, për shkak të po themi fakteve që mund t'i kemi, dokumentacionin.

Mund të na kërkojë dhe një punë hulumtuese po themi, një javë, dy javë, tre javë, ndoshta dhe një muaj, ndoshta dhe më shumë. Por, po ju them me bindje se, jo këtu për një lloj, po themi, mendjemadhësie, por po ju them me bindje se shpeshherë, shumë nga emisionet që ne bëjmë janë shumë më lart sesa investigimet hetimore që bëjnë prokurorët e SPAK. Këtë e them me bindje sepse kam lexuar shumë dosje të hetimit financiar, korruptiv të prokurorëve të SPAK, që me dashje them unë, nuk besoj se janë të paaftë, nuk besoj se nuk kanë mungesë kapacitetesh, por me dashje, anashkalojnë prova dhe fakte shumë të rëndësishme, të cilat janë flagrante dhe do të merrnin të pandehur çdo lloj zyrtari që ka firmosur apo ka guxuar të firmosë dokumente shtetërore të cilat kanë çuar në dëme financiare, ndoshta dhe me pasoja korruptive. Pra, ne bëjmë investigime profesionale me një numër të vogël kolegësh gazetarësh. Ndërkohë që SPAK ka të gjithë infrastrukturën dhe logjistikën për të kryer jo vetëm investigime, por SPAK ka aksesin për të marrë informacion në çdo institucion publik të vendit. SPAK ka aksesin të marrë informacion në çdo institucion partner ndërkombëtar të huaj. Që nga bankat ndërkombëtare, ku dyshohet se shkojnë shpeshherë llogaritë financiare të zyrtarëve të korruptuar, në llogari offshore e të tjerë e të tjerë, deri te institucionet hetimore, prokurori, gjykata e të tjerë e të tjerë. Pra, SPAK nuk i mungon asgjë. Thjesht bindja ime personale dhe kjo është koherencë që nga dita e parë që është krijuar ky institucion, është se SPAK nuk do. Dhe unë kam arritur në bindjen sot, fatkeqësisht, që kjo prokurori po amniston ose po përdoret për të amnistuar çdo zyrtar të korruptuar dhe çdo grup të mundshëm kriminal. Këtë e them për shkak të përvojës së këtyre viteve. Çfarë ka ndodhur gjatë tre viteve të fundit? Ka pasur aksione të bujshme, ka pasur operacione që ne kemi menduar se, tani po, po vihet drejtësi, po goditen grupe kriminale.

Po sekuestrohen pasuri, dëgjojmë shuma dhe shifra të llahtarshme, prona, vila, tituj pronësie e të tjerë e të tjerë. Dhe në fund, na rezulton se po vetë, sipas statistikave të SPAK, nga 100% e pasurive të sekuestruara e dini sa konfiskohen? Konfiskohet deri në maksimumin 1% e tyre. Që do të thotë, këtu nuk është problemi i gjykatës, mund të jetë dhe problemi i gjykatës dhe hajde ta gjykojmë GJKKO-në, sepse kam rezervat e mia dhe për GJKKO-në. Por shpeshherë, një provë e pakundërshtueshme, një hetim i mirë i prokurorëve, nuk do të rrëzohej kurrsesi në një gjykatë të çfarëdo lloj niveli qoftë ajo, dhe jo më në gjykatën speciale. Pra, nëse një prokuror bën një hetim të mirë, dorëzon prova të pakundërshtueshme në gjykatë që X pasuri, X pronë, X shumë financiare është vendosur si pasojë e korrupsionit apo e narkotrafikut, atëherë as gjykatësi nuk ka guximin që ta rrëzojë atë, sepse po, prokurori për shkak të krenarisë, egos së tij personale, do ta ndiqte penalisht edhe një gjykatës për shkelje apo kështu...Po nuk kemi pasur sepse ne na i ka konfirmuar, ndoshta padashje ka qenë ajo e ish-kreut të SPAK, që tha gjykata noterizon atë që bëjmë ne. Dhe kur thotë ish-kreu i SPAK që gjykata bën atë që themi ne, do të thotë edhe që shpesh në këto dosje ka mangësi të theksuara faktesh dhe elementesh të cilët do ta përforconin po themi dosjen dhe do ta bënte, do ta vinte në po themi përballë një përgjegjësie shumë të madhe gjykatësin, i cili nëse do të donte të gabonte, do gabonte vetëm me dashje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco