Një e moshuar që mori fjalën në protestën e 47-të kundër qeverisë së Edi Ramës hodhi akuza të forta ndaj ish-kreut të SPAK, Altin Dumani, duke pretenduar se ai duhet të mbajë përgjegjësi për mënyrën se si janë trajtuar denoncimet dhe çështjet që lidhen me drejtësinë.
Ajo ngriti gjithashtu pretendime për pasurinë e Dumanit dhe kërkoi që ai të përballet me drejtësinë.
Në fjalën e saj, protestuesja iu drejtua edhe komisioneres për Zgjerimin të Bashkimit Evropian, Marta Kos, duke ngritur shqetësime për çështjen e pronave në Shqipëri.
Sipas saj, vendi nuk mund të ecë drejt integrimit evropian pa u zgjidhur problemet që lidhen me të drejtat e pronësisë dhe funksionimin e institucioneve.
E moshuara: Të dashur motra dhe vëllezër! Do ta nis nga ky zotëri për punën e SPAK-ut dhe do fillojmë nga fillimi. Altin Dumani, ish-kryetari i SPAK-ut, bëj tërheqje dhe shko në burg vetë për ato krime që ke bërë! Altin Dumani, do ta them emrin tashmë kush jam unë: Zhaneta Lançe! Dhe kam çuar të gjitha ato denoncime për gjyqtarë, për kryetar bashkie, dhe po bëjnë hajdutër, dhe po dënon njerëzit e ndershëm Altin Dumani! Ti duhet të ishe në burg! Me ta marrë i gjithë populli! Ke bërë tre vila. Ku i ke gjetur lekët me tre vila që ke bërë ti? Ku i ke gjetur lekët, kush t'i ka dhënë? T'i ka dhënë kjo rrugaça? Apo ata të tjerët, mafiesh e ç'të thashë, bosat. Pse unë nuk kam asnjë... kam një shtëpi, një shtëpi e kam të pambaruar, që jam derë nga të pasurat, më të mëdhatë e Korçës, dhe nuk kam shtëpi! Altin Dumani, shko e të futesh ti!
Tjetra... E dini që nëpër gjykata ka nga ata komunistët e Neronit... ish-sigurimsa të shtetit. Ish-Kryetari i Gjykatës Administrative të Apelit... është nipi i atij ish-sigurimsit të shtetit, Ardian Dvorani, kryetari i gjykatës. Ja prandaj populli sot dhe rinia jonë po vuan, sepse janë futur ish-sigurimsat e shtetit. Dhe të gjithë komunistët, prandaj...
Edi Rama... E di ti zonja ambasadore... se je e drejtë, dhe Edi Ramën ti ta futësh në Evropë? Si do ta futësh në Evropë Shqipërinë kur prona është e rrëmbyer? Kur pronën s'ta lëshon ai zotëri? Kur qytetarët janë pa shtëpi?
Gjakun! Gjakun tonë po na i pinë.
© SYRI.net