VIDEO/ Abilekaj: PD e ka bërë ripërtëritjen, por i duhet një gjuhë e re politike. Lëvizja e re në shesh një sfidë

21:42, 16/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Analisti Enton Abilekaj deklaroi se procesi i ripërtëritjes së Partisë Demokratike është realizuar, por sfida e saj kryesore tashmë është krijimi i një komunikimi të ri politik që t’i përgjigjet pritshmërive të shoqërisë.

I ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ Abilekaj tha se ndryshimet në strukturat drejtuese të PD-së duhen parë si një zhvillim pozitiv, pavarësisht kritikave apo preferencave personale për emra të caktuar.  Sipas tij, arsyeja pse PD po shihet me vëmendje të madhe lidhet me zhvillimet e reja politike dhe me një lëvizje qytetare që ka dalë në skenë.

Abilekaj theksoi se PD duhet të kuptojë ndryshimin e realitetit politik dhe të ndërtojë një qasje të re komunikimi me qytetarët.  Sipas tij, kritikat ndaj PD-së nuk vijnë vetëm nga kundërshtarët politikë, por edhe nga një pjesë e shoqërisë që kërkon ndryshim dhe një përfaqësim të ri.

‘Secili ka preferenca personale, ka kritika patjetër. Dhe kjo është shumë pozitive që ndodh. Nuk kanë preferenca personale, hyjnë dhe ata që e kritikojnë, ata që të gjithë i folën, pra nuk ka të bëjë prapë emrin e këtij.

Mund të mendoj që nuk duhet të ishte, por nuk diskutohet që ripërtëritja është bërë. Sfida që keni ju sot, është një sfidë që... dhe prandaj e shikojmë ne Partinë Demokratike me lupë. Sepse sot çfarë po, ka dalë një lëvizje në shesh, që është një lëvizje e re, që po sfidon të gjithë gjerat.

Dhe që imazhi i Partisë Demokratike dhe ajo që përfaqëson Partia Demokratike, është në kërcënim të kësaj, të kësaj lëvizje. Sepse ata bashkë me maxhorancën përmendin edhe partinë më të madhe parlamentare që është Partia Demokratike.

Edhe për të tjerat, por për PD-në kanë më shumë probleme. Dhe tani PD-ja siç duhet t'i gjejë një gjuhë të re. Një gjuhë që përfaqësohet nga ju, në fakt. Nga brezi juaj, jo nga brezi që ishte. Dhe prandaj them që i duhet një gjuhë e re me njerëz si juve, që janë të rinj, që janë të respektuar, që e kanë çarë brenda dhe jashtë Shqipërisë me shumë sukses, dhe e kanë atë fjalorin e ngjashëm me ata dhe kërkesat e njëjta me ata. Edhe pretendimet ndaj PD-së i kanë njësoj siç i kanë ata.’, tha ndër të tjera analisti Enton Abilekaj në SYRI TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco