Qytetarët janë mbledhur sërish këtë mbrëmje para Kryeministrisë, në protestën e 47-të radhazi kundër qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.
Pas fjalimeve të mbajtura në shesh, protestuesit nisën marshimin përgjatë akseve kryesore të kryeqytetit, duke vijuar me thirrje kundër qeverisë dhe duke kërkuar largimin e kryeministrit.
Me pankarta dhe mesazhe të ndryshme në duar, qytetarët shprehën pakënaqësitë e tyre dhe kërkuan ndryshim politik, përgjegjësi dhe llogaridhënie për situatën në vend.
Tubimi vijon në rrugët e Tiranës, ndërsa protestuesit deklarojnë se do të vazhdojnë mobilizimin e tyre.
© SYRI.net