Lideri i opozitës shqiptare ka reaguar për dhunën e ushtruar nga policia ndaj protestës së qytetarëve shqiptarë para kryesisë së Kuvendit.
Egërsi shtazore, shkruan Berisha.
“Dhuna ndaj protestuesve paqësorë dhe përpjekjet për të heshtur zërin e tyre janë shenja të qarta të arrogancës së pushtetit dhe të një regjimi që po humbet legjitimitetin në sytë e qytetarëve”.
Mesazhi:
Egërsi shtazore!
Dënoj me ashpërsinë më të madhe dhunën dhe arrogancën e Policisë së Shtetit ndaj qytetarëve që protestojnë. Është e papranueshme që, ndërsa në Parlament shërbëtorët e Edi Ramës përpiqen të zhvlerësojnë protestën madhështore të shqiptarëve, në rrugë dërgojnë policinë për t'i dhunuar ata që kërkojnë të dëgjohen.
Kur një qeveri nuk i përgjigjet qytetarëve me argumente, por me forcë, ajo tregon frikë, jo fuqi. Dhuna ndaj protestuesve paqësorë dhe përpjekjet për të heshtur zërin e tyre janë shenja të qarta të arrogancës së pushtetit dhe të një regjimi që po humbet legjitimitetin në sytë e qytetarëve.
Kërkoj lirimin e tyre të menjëhershëm!
© SYRI.net