Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 8, shqiptarët protestë kundër qeverisë, kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

'Do bllokojmë totalisht autostradën'/ Banorët e Yrshekut në protestë për mbikalim në Tiranë-Durrës

17:39, 07/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ndërsa në vend po zhvillohen disa protesta për çështje të ndryshme, gjatë ditës së sotme një tjetër tubim është mbajtur në zonën e Yrshekut, në Tiranë.

Banorët e zonës kanë dalë në protestë për të kundërshtuar situatën e krijuar gjatë punimeve në autostradën Tiranë–Durrës, duke kërkuar ndërtimin e një mbikalimi që do t’u mundësonte kalimin e sigurt nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

Protestuesit tentuan të bllokonin qarkullimin në autostradë, por u penguan nga forcat e policisë, të cilat ishin të pranishme në terren për të garantuar mbarëvajtjen e trafikut. Për pasojë, banorët vijuan protestën në rrugën dytësore pranë zonës.

Sipas banorëve, mungesa e një mbikalimi ka krijuar vështirësi të mëdha për komunitetin, pasi shkollat, banesat dhe bizneset ndodhen në anë të ndryshme të autostradës. Ata pretendojnë se situata ka sjellë edhe pasoja tragjike, duke përmendur raste të qytetarëve që kanë humbur jetën gjatë përpjekjeve për të kaluar rrugën.

Gjatë protestës, disa prej pjesëmarrësve shprehën pakënaqësinë ndaj institucioneve përgjegjëse, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për garantimin e sigurisë së banorëve. Ata theksuan se kërkesa e tyre nuk lidhet me privilegje apo lehtësi shtesë, por me të drejtën për të lëvizur dhe jetuar në kushte të sigurta.

Banorët paralajmëruan se, nëse nuk do të marrin një përgjigje konkrete ose një angazhim institucional brenda ditëve në vijim, do të përshkallëzojnë reagimin e tyre. Sipas deklaratave të bëra gjatë tubimit, protesta e ardhshme mund të përfshijë bllokimin e plotë të autostradës në të dy drejtimet e lëvizjes, Tiranë–Durrës dhe Durrës–Tiranë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco