Ish-diplomati Agim Nesho, i ftuar në emisionin e Armela Ferkos në Syri TV, komentoi protestat qytetare që po zhvillohen në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit pas ngjarjeve në Zvërnec.
Sipas tij, kundërshtimi ndaj projektit në Zvërnec ishte vetëm shkëndija që ndezi një pakënaqësi të akumuluar prej vitesh ndaj qeverisjes së kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar protestën si një reagim të gjerë qytetar ndaj korrupsionit, kapjes së shtetit dhe mungesës së funksionimit normal të institucioneve.
Nesho u shpreh se protestat pasqyrojnë revoltën e një brezi të ri që, sipas tij, ndien se po i mohohet e ardhmja në vendin e vet.
Ai argumentoi se zhvillimet e fundit kanë tërhequr vëmendje edhe jashtë Shqipërisë, duke ndikuar në perceptimin ndërkombëtar për vendin dhe duke e kthyer debatin mbi qeverisjen, demokracinë dhe transparencën në një çështje me jehonë më të gjerë se kufijtë e Shqipërisë.
Intervista në studio:
Nesho: Sidomos gazetarët e talentuar të Syrit, siç jeni juve, për një periudhë një dekadë jeni përpjekur që të tregoni një realitet tjetër të ferrit që po ndodh në Shqipëri, marrjen e pushtetit, kapjen e shtetit, mosfunksionimin e institucioneve, vjedhjet masive që ka bërë ky regjim dhe sekti Rama. Pra, mendoj që është çlirimi i Shqipërisë nga një diktaturë e dytë.
Ferko: Po, ambasador, në fakt ju ndaleni pikërisht tek çështja që është kthyer në simbol tani. Disa e quajnë revolucioni i flamingove, disa e quajnë protesta e flamingove. Pra, ishte Zvërneci pika që çoi njerëzit në protestë, por tani po protestohet për arsye të ndryshme. Aulon Kalaja pak çaste më parë tha se secili aty duke sjellë dëshminë nga terreni proteston për gjithçka që ka në të përditshmen e vet. Ka protesta ndërkombëtarisht, ndërkohë që ka pasur disa reagime nga Rama edhe sot që ju i keni parë si? Çfarë po ndodh?
Nesho: Shumë e drejtë Armela, dua të them që Zvërneci ishte pika që derdhi kupën, për arsye sepse të tjerat kanë qenë prezente që më përpara. Çështja e flamingove ka qenë skandali i madh i korrupsionit me portin e Durrësit. Ka qindra skandale të cilat janë renditur edhe në rrjetet sociale që tregojnë që kjo qeveri jo vetëm nuk meriton që të jetë në krye të Shqipërisë, por duhet shporret një ditë e më përpara sepse po ju merr dhe po ju vjedh të ardhmen këtij brezi të rinjsh të mrekullueshëm që po proteston sot në rrugët e Tiranës dhe kudo në Shqipëri. Në lidhje me të ashtuquajturin revolucioni i flamingos, dua të them Armela që kjo është pjesa ku shtypi i huaj, sidomos shtypi opozitar ndaj presidentit Trump, e ka parë si pjesën më të nevojshme për të bërë sulm ndaj administratës. Pra, përveçse ky regjim ka shkatërruar Shqipërinë, ky mbetet dhe një kosto edhe për administratën amerikane duke i bërë dhe faturuar një problematikë të shtuar. Pse e them këtë? E them sepse në esencë gjithë revolucioni popullor ka vetëm një objektiv dhe ky objektiv është...
Ferko: Ka probleme shumë me linjën ambasador, nuk e di, nuk arrijmë që të të dëgjojmë më tani në atë çfarë ju thoni se ka vazhdimisht shkëputje. Ja presim vetëm pak, me shpresën që gjërat do të rregullohen, nëse marrim ndihmën e regjisë... presim pak fare në mënyrë që të vijojmë komunikimin normalisht sepse analiza është shumë interesante. Ambasadori Agim Nesho po ndalet pikërisht tek dëmi në vetvete që kryeministri Rama, që qeveria shqiptare i ka bërë, ose korrupsioni në vetvete, i ka bërë Shqipërisë dhe shqiptarëve, por edhe administratës amerikane, deklaron ambasadori, duke u ndalur pikërisht tek mënyra sesi është përcjellë ndërkombëtarisht kjo që po ndodh në Shqipëri. Sapo ne të kemi një linjë më të mirë, unë do të kem një konfirmim nga regjia që të vijojmë me komunikimin me ambasador Neshon. Ndjesë po pati një problem. Ju thatë që është kthyer dhe në një shqetësim për administratën amerikane, aty e lamë.
Nesho: Edhe një kosto. Edhe dua të them një gjë Armela që po të shikojmë, ky diktatori jonë duhet të japë llogari edhe për imazhin e Shqipërisë që na ka çarë kokën gjithë këtë kohë që opozita shqiptare po na sulmon për mosfunksionimin e demokracisë, shtetit të drejtës e të tjerë. E di si e quajnë sot të gjithë aferat që bën ky dhe ishullin e Sazanit dhe çfarë do t'i japë ky arabëve? E quajnë ishulli i Epsteinit. Domethënë, ajo që përbën një nga pikat kulminante të diskutimit sot në të gjithë qarqet ndërkombëtare, për çfarë ka ndodhur dhe mënyrën se si është evidentuar, ky e ka kthyer territorin e Shqipërisë në një... Epsteini. Pra kemi një... i cili i ka dhënë kosto... duke ditur mirë... që gjithmonë është përdorur... e kemi thënë edhe më përpara Armela që ky është përdorur që në fillim të herës nga administrata e... në zgjedhjet e presidentit...
© SYRI.net