Shqipëria po përjeton ditën e tetë radhazi të protestave kundër qeverisë, ndërsa qytetarë në disa prej qyteteve kryesore të vendit kanë dalë në sheshe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Nga Tirana në Elbasan, Durrës, Korçë, Vlorë dhe Shkodër, protestuesit kanë marshuar me pankarta dhe thirrje të njëzëshme “Rama ik”, duke shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisjes dhe duke paraqitur një sërë kërkesash.
Mbrëmjen e sotme, qindra qytetarë shkodranë iu bashkuan protestave në qendër të qytetit të Shkodër. Të pajisur me parrulla dhe pankarta të ndryshme, protestuesit u mblodhën në kryeqendrën e veriut për të kërkuar largimin e qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.
© SYRI.net