Një valë e re zemërimi ka shpërthyer jashtë kufijve të Shqipërisë, me qytetarë të shumtë të diasporës që janë mbledhur në një protestë të fuqishme përpara Ambasadës Shqiptare në Londër.
Qindra emigrantë kanë ngritur zërin kundër qeverisë, duke theksuar se kupa tashmë është mbushur, ku për ta, shitja e pasurive më të çmuara kombëtare bëhet me qëllim që kryeministri Edi Rama të mbaje karrigen e tij të pushtetit.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Londra për Syri Tv, organizatori dhe protestuesi Genci Paçuku raportoi mbi atmosferën e ndezur, duke theksuar se njerëzit nuk u shtynë nga asnjë parti politike, por erdhën me vullnet të lirë për të mbrojtur trojet shqiptare.
Për ta, problemi thelbësor nuk është vetëm Zvërneci apo Sazani, por vetë kreu i qeverisë, i cili sipas tyre, është një figurë me mentalitet të rrezikshëm komunist.
Ka qenë shumë i lehtë organizimi, sepse vetëm thjesht me një lajmërim dhe një thirrje, njerëzit kanë ardhur sepse janë gati të protestojnë. Është mbushur kupa dhe me duket se me Zvërnecin, ajo pika e fundit që derdh gotën sapo është hedhur. Problemi nuk është vetëm Zvërneci, të gjithë flasin se problemi në Shqipëri është Edi Rama. Problemi është Thethi, problemi është Rrjolli, problemi është Durrësi, problemi është Sazani.
Problemi është se Edi Rama po e shet Shqipërinë për karrigen e vet. Ne nuk jemi, ose të gjithë këta që protestojnë sot, nuk janë kundër investimeve. Ne jetojmë në botën perëndimore ku bota është zhvilluar në sajë të investimeve, edhe të brendshme edhe të huaja, që do të thotë asnjë nuk është kundër. Por të gjithë jemi kundër shitjes së gjërave më të bukura, pronave më të bukura shqiptare, të huajve, që pa asnjë lloj transparence, gjoja investim por në fakt me sa duket këto janë investime për t'i shërbyer karriges së Ramës.
Ne nuk e lëmë Ramën në karrige duke shitur pjesët më të bukura të Shqipërisë. Ramës i ka ardhur fundi, Rama duhet të ikë dhe besoj se gjithë ky entuziazëm, gjithë këta njerëz, atë punë po bëjnë, atë sinjal po japin, atë mesazh po japin. Rama ik, Rama largohu, ne nuk mundemi më! Kemi duruar madje pak si shumë, por ja që shqiptarët e paskan këtë veti, durojnë shumë, durojnë shumë, por ama kur vjen momenti i fundit, kur i vjen dita, ata nuk falin, ata ngrihen, ata protestojnë dhe ata rrëzojnë çdo lloj diktature. Për sa i përket sjelljes së Edi Ramës dhe duke i quajtur, duke i ofenduar madje protestuesit. Ne nuk presim ndonjë gjë tjetër nga Edi Rama, ne të gjithë e dimë se ai vjen nga spitali, ai vjen nga bota... si një i çmendur.
Mbi të gjitha një i çmendur dhe me rrënjë komuniste, me rrënjë të bllokut, ku ata nuk kanë mëshirë për askënd, nuk respektojnë askënd dhe Rama nuk ka si i del ndryshe. Madje Rama, përveç atyre... ka edhe një kartel të një të çmenduri, kështu që nga Rama pritet gjithçka. Problemi është tek reagimi jonë. Nuk na intereson më çfarë thotë Rama. Rama ka mbushur kupën, Rama duhet të ikë, Rama duhet të largohet! Problemi është, ne çfarë do bëjmë? Ne si do vazhdojmë? Dhe me këtë rast, në qoftë se më lejon, u bëj thirrje shqiptarëve që në këtë moment Partia e shqiptarëve të jetë Shqipëria dhe asnjë të mos pretendojë për të marrë vendin e parë, për të përdorur protestat. Le të bëhemi të gjithë bashkë për të protestuar, ta rrëzojmë Ramën, të shkojmë në qeveri teknike. Pastaj me zgjedhje të lira, gjithsekush ka të drejtën e pretendimit, të kandidimit dhe të zgjedhjes.
Kur po vija më ndaloi një gjyshe. Dhe më tha, a duhet me u regjistru me marr pjesë në protestë? Jo thashë, protesta është e lirë për të gjithë. Jeni të mirëseardhur në protestë. Dhe më njoftoi, djalë i saj tha që kishte qenë e djeshmja, dhe e di thashë se si është situata tha, po protestoni për shitjen e Sazanit, të Zvërnecit dhe të trojeve shqiptare, tha. Dhe i tha, sa keq tha që ndodhin gjëra të tilla tha në një vend si Shqipëria tha. Ju mbështesim tha, dhe ndoshta mbas pak do vijmë edhe ne në protestë. Tani nuk i shoh t'i gjej dot, por e kishte, e kishte interes, nga njerëz që ishin pranë ambasadës, në ato momente që po shikonin njerëzit tek po mblidheshin.
Sepse ndoshta këtu në protestë ka njerëz që dikur kanë votuar parti të ndryshme. Nuk është momenti të ndahemi, nuk është momenti të shajmë një parti apo tjetër. Duke e ditur shumë mirë se problemi është Edi Rama, gjithë fuqia jonë duhet të drejtohet kundër atij personi, sepse ai është shkaktari i gjithë këtyre prapësirave, i gjithë këtyre ndodhive... t'i shikojmë, pak atmosferë, pak entuziazëm, pak mbështetje. Njerëzit nuk janë të shtyrë nga partitë, njerëzit kanë ardhur me zemër, kanë ardhur me dëshirë, sepse protestojnë për të drejtat e tyre, për tokat e tyre, për trojet e tyre, për kombin e tyre. Ndaj e theksoj, protesta nuk është thjesht për Zvërnecin, protesta është për të gjithë Shqipërinë. Për çfarë ka ndodhur dhe çfarë po ndodh.
Të gjithë protestojnë për të mbrojtur Shqipërinë, për të mbrojtur tokat. Shqipëria është e copëtuar, ne nuk mund ta copëtojmë edhe më shumë. Edhe në një video time që bëra pak më parë, thashë që ne shqiptarët në qoftë se jemi zgjuar, duhet t'i lëmë të huajt të investojnë, me transparencë, po të investojnë në ato pika ku ne shqiptarët nuk kemi fuqi të investojmë. Jo në pikat kryesore, jo në Zvërnec, jo në Sazan, jo në Vlorë, jo në Sarandë. Në qoftë se ata duan, të marrin malet, aty ku s'kanë buxhet, aty ku ne kemi nevojë për rrugë, aty ku kemi nevojë për biznese, aty ata mund të investojnë.
© SYRI.net