Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ PS feston 85 vjetorin, Shqipëria proteston

‘Dorëheqje e qeverisë’/ Në ditën e 5-të të protestës, qytetarët shpallin 5 kërkesa për Edi Ramën

‘Dorëheqje e qeverisë’/ Në ditën e 5-të të protestës, qytetarët shpallin 5 kërkesa për Edi Ramën

20:08, 04/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Qytetarë dhe aktivistë u mblodhën këtë të enjte për të pestën ditë radhazi përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama pas ngjarjeve të ndodhura në Zvërnec, ku protestuesit denoncojnë përdorimin e dhunës nga efektivët e policisë.

Pjesëmarrësit në protestë mbajtën pankarta dhe hodhën akuza ndaj qeverisë për atë që e cilësuan si represion ndaj qytetarëve që kundërshtojnë vendimmarrjet e pushtetit.

Gjatë fjalimeve, një prej protestuesve paraqiti pesë kërkesat kryesore të tubimit, të cilat sipas tij burojnë nga vullneti i lirë i mijëra qytetarëve të bashkuar në mbrojtje të interesit kombëtar:

1. Dorëheqjen e qeverisë;
2. Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investitorët strategjikë;
3. Shfuqizimin e Paketës së Maleve;
4. Anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura;
5. Anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco