Protesta në mbrojtje të Zvërnecit vijoi edhe sot për të gjashtën ditë radhazi, pas dhunës së ushtruar ndaj qytetarëve gjatë protestës së parë në këtë zonë.
Aktivistë dhe qytetarë të shumtë marshuan drejt qendrës së Tiranës dhe përgjatë bulevardit kryesor, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj ngjarjeve të fundit dhe duke kërkuar më shumë angazhim qytetar.
Gjatë marshimit, protestuesit brohoritën vazhdimisht thirrjen “Çohuni nga kafja”, një mesazh i drejtuar veçanërisht të rinjve për t’u përfshirë më aktivisht. Thirrja u prit me entuziazëm nga pjesëmarrësit, të cilët e shoqëruan me duartrokitje dhe brohorima të forta.
© SYRI.net