VIDEO/ Shqiptarët mblidhen në Berlin, protestë te ambasada kundër Edi Ramës

20:21, 05/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 

Qindra shqiptarë janë mbledhur sot duke protestuar edhe në kryeqytetin e Gjermanisë,  Berlin.

Siç edhe shikohet në pamjet që janë bërë publike online, numri i protestuesve ka qenë i madh dhe akuza janë drejtuar ndaj qeverisë së Edi Ramës.

Tubimi është mbajtur në orën 18:00, ku pjesëmarrësit kanë shprehur mbështetje për protestuesit në Tiranë, Vlorë dhe në zona të tjera të vendit, duke theksuar se çështja e mbrojtjes së natyrës nuk kufizohet vetëm në një vend të caktuar.

‘Natyra është e jona’ ishte një nga thirrjet kryesore të protestuesve, të cilët kanë ngritur akuza ndaj qeverisë, por edhe ndaj opozitës, për mënyrën si po menaxhohen zonat e mbrojtura dhe pasuritë natyrore.

Në deklaratat e tyre, emigrantët theksuan se protesta nuk lidhet vetëm me interesin e tyre personal, por edhe me të ardhmen e prindërve dhe fëmijëve në Shqipëri, duke kërkuar të drejtën për të pasur akses të lirë në natyrë dhe hapësirat e gjelbra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco