35 vjet PS Vlorë/ Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe Drejtori i IMT Tiranë, bëhen trupëroja të Ramës

20:04, 05/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Festimet për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Vlorë kanë sjellë jo pak diskutime, pas pamjeve që qarkullojnë nga aktiviteti ku kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm.

Në vend që të qëndronte në rolin institucional të drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hitaj, është parë pranë kryeministrit Rama gjatë gjithë aktivitetit, duke krijuar përshtypjen e një truproje personale dhe jo të një zyrtari që duhet të ruajë distancën nga aktivitetet partiake.

Pamjet filmike tregojnë Hitajn duke ndjekur nga afër lëvizjet e kreut të qeverisë, ndërsa në një moment, drejtori i Policisë shihet duke kruar dhëmbët gjatë ceremonisë.

Bashkë me Hitajn vihe re dhe Rigers Sheqeri, drejtori i IMT së Bashkisë Tiranë.

Prania e drejtuesit të Policisë në një aktivitet politik dhe afërsia e tij me kryeministrin ngrenë pikëpyetje mbi respektimin e neutralitetit institucional, një parim që kërkohet të zbatohet nga strukturat ligjzbatuese në raport me partitë politike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco