Për të gjashtën ditë radhazi, qytetarë të shumtë u mblodhën në Tiranë për të protestuar, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Protestuesit shprehën indinjatën e tyre pas ngjarjeve në Zvërnec, ku sipas tyre u ushtrua dhunë ndaj qytetarëve që kërkonin të drejtat e tyre.
Në pankarta dhe thirrje publike, protestuesit akuzuan Policinë e Shtetit se, në vend që të garantonte të drejtat dhe sigurinë e qytetarëve, u bë mburojë e dhunës së ushtruar ndaj tyre.
Protesta po zhvillohet në mënyrë paqësore, ndërsa organizatorët deklaruan se organizmet do të vazhdojnë deri në marrjen e përgjegjësive politike dhe institucionale për ngjarjet e ndodhura.
© SYRI.net