'Mendon se Shqipëria është e tij', Patronazhistët grisin pankartat në takimin e Ramës, të rinjtë: Turp, a kemi fjalë të lirë

20:27, 05/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një tjetër rast skandaloz është shënuar gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama, ku disa të rinj janë përballur me ndërhyrje nga patronazhistët, të cilët nga  pamjet e siguruara vërehet se i kanë grisur pankartat dhe janë përpjekur t’i largojnë nga zona e aktivitetit.

Në videon e siguruar nga Syri TV, një vajzë shfaqet në gjendje të rënduar emocionale, teksa dëgjohet duke thënë mes lotësh: “Turp, nuk ju thashë asgjë dhe erdhët më grisët pankartën”.

Ajo dëgjohet gjithashtu në debat me personat e përfshirë, duke u shprehur: “Ku është fjala e lirë këtu? A kemi fjalë të lirë?”

Në pamjet filmike shihen disa persona të paidentifikuar që tentojnë të shtyjnë dhe largojnë të rinjtë nga takimi i Ramës, ndërsa këta të fundit kundërshtojnë largimin dhe mbrojnë kauzat e tyre, duke bërë thirrje që të mos preken dhe të mos shtyhen.

Gjatë debatit dëgjohen të rinjtë teksa ku mes të tjerash shprehen: “Shtyhuni andej dhe shikoni atë palaçon, ka kaluar në psikozë dhe mendon se Shqipëria është e tij.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco