‘Edi Rama figura më e urryer e shqiptarëve’/ Qytetarët e godasin me bidona uji kur shfaqet imazhi i tij në rrugë

22:29, 05/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë për ngjarjet në Zvërnec, qytetarët vijuan marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit. Në një moment kur po kalonin në krah të Bashkisë Tiranë, kur në një monitor publik u shfaq imazhi i kryeministrit Edi Rama, disa protestues reaguan duke hedhur shishe uji në drejtim të ekranit.

Ky veprim u pa si një shprehje simbolike e zemërimit dhe pakënaqësisë së grumbulluar ndaj qeverisë dhe mënyrës se si janë trajtuar protestat e fundit. Për shumë prej pjesëmarrësve, imazhi i kryeministrit u kthye në një simbol të përgjegjësisë politike që ata kërkojnë të mbahet për ngjarjet në Zvërnec.

Edhe pse protesta kishte përfunduar zyrtarisht, reagimi i qytetarëve tregoi se tensioni dhe revolta mbeten të larta. Mes thirrjeve dhe sloganeve kundër qeverisë, incidenti pasqyroi klimën e acaruar politike dhe emocionale që ka shoqëruar protestat e ditëve të fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco