Mbrëmjen e sotme, protesta e qytetarëve në Shkodër mori një tjetër dimension simbolik, teksa një grup protestuesish u ngjitën në ballkonin e Bashkisë së Shkodrës, nga ku lëshuan thirrje të forta kundër qeverisë.
Mes brohoritjeve dhe duartrokitjeve të turmës së mbledhur në shesh, protestuesit artikuluan sloganet “Rama në burg” dhe “Belinda Balluku në burg”, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisjes.
Pamjet nga protesta treguan qytetarë me pankarta dhe flamuj kombëtarë, ndërsa thirrjet për dorëheqjen e qeverisë u dëgjuan vazhdimisht edhe nga ballkoni i institucionit vendor. Protestuesit kërkuan largimin e kryeministrit Edi Rama dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira, duke e konsideruar protestën si një reagim ndaj situatës në vend.
© SYRI.net