Kryeministri Edi Rama po shfazohet çdo ditë e më shumë nga protestat qytetare që kanë pushtuar Shqipërinë dhe diasporën dhe kanë vijuar për 8 ditë me radhë përpara Kryeministrisë ku i kanë kërkuar dorëheqjen qeverisë.
Ditën e sotme, Rama ndodhej në Elbasan ku kishte mbledhur administratën dhe PS-në e Degës Elbasan në 35-vjetorin e kësaj force politike, por zhvillimet dhe protestat madhështore që kanë përfshirë vendin nuk e kanë lënë të qetë të vijojë propagandën e tij bajate.
Në një moment duke folur në podium, Rama fillon dhe degradon duke imituar femrat që bëjnë foto selfie dhe i ka sulmuar për arsyen se po protestojnë kundër qeverisë së tij duke i kërkuar dorëheqjen.
Video më poshtë tregon se në çfarë gjendje të rënë psikike ndodhet kryeministri i vendit, i cili pasi i ka sulmuar dhe ofenduar protestuesit duke kërkuar përçarjen e tyre, tashmë nuk po di më si të reagojë ndaj uraganit popullor që e ka ndarë mendjen për ta rrëzuar si kryeministri më i korruptuar dhe më tradhëtar i kombit shqitparë.
© SYRI.net