Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 8, shqiptarët protestë kundër qeverisë, kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Rama si pelikan-pelivani i fundit...

Rama si pelikan-pelivani i fundit...

17:48, 07/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Basir Çollaku 

Protesta në ditën e tetë të saj ka marrë vëmendje kombëtare e ndërkombëtare. Dikush, disa, në yshtjen të bëhen me nxitim establishment, kanë veshur reagimin me petkun anti-establishment. Shumë gjëra janë me vend. Por ka shenja të abuzimit të theksuar me sinqeritetin dhe patriotizmin artificial. Madje dhe me emocionet e idealistëve. Një rrekje për të vendosur tabela pjesëmarrësish si "zonë e ndaluar", kur shkrepjen e reagimit e kanë nga Zvërneci, pikërisht një tabelë zonë e ndaluar, të cilën hoqën të parën si produkt revolte. Ndonëse ka shenja aq të kufizuara në përmendje emrash zaptuesish të të sotmes, djeshmes dhe të nesërmes, sa nuk shkojmë më larg se tre katër emra qameti. Protestuesit zero nuk duhet të luftojnë të bëhen njësha vetë, por të kthejnë njësh Shqipërinë. Nejse. Mëkate ka gjithandej.

Në protestë ka:

Demokratë. Madje shumica. Sepse zemërata është opozitare. Kanë bërë beteja e përleshje fizike me regjimin. Kur banorët e Tiranës nxirreshin me dhunë policore e gaz helmues në mesnatë e mëngjes. Nëse fshijmë kujtesën e ngjarjeve ku nuk jemi, nuk mund të krijojmë kujtesë të rreme. Jo. Mos abuzoni me PD. Qëndresa e saj ka vite burgu. Askush të mos kompleksohet. Kushdo tenton të ndriçojë veten në kurriz të PD është duke u vetëgënjyer. Çdokush bën historinë e tij. Me mëkate që kanë faturë. E cila paguhet. Nga veprimet dhe mosveprimet. Edhe brenda opozitës.

Ka socialistë konsiderueshëm. Të lënë jashtë qeverisjeve 12 vite. Mendojnë për ndryshim.

Të paangazhuar. Më pak se dy palët e para. Me ndjeshmëri, për të kontribuar në mjaftin e rrokullisjes së vendit. Kanë vendosur të mos heshtin tani e tutje. Ose duan një "ramë" tjetër brenda tyre.

Thirrjet shpesh janë nxitim brohorimash. Janë me nuanca përjashtuese. Protesta duhet të vazhdojë. Por ajo nuk është një bord emërues për çdo institucion, parti politike, faliment apo lindje biznesi. Secilit hakun.

Kujtoni të shenjtën:

Të hedhë gurin e parë, kush nuk ka mëkatuar kurrë në jetë. Kështu do të fshehin duart shumë. Shumë..

Dëgjova disa burra vlonjatë me taban, në takimin me Ramën. Thanë të vërtetën e tyre.

Pronarë toke në parcelën ku do të investohet.

Duhet të kishin folur më herët në protestë

Duhet të ishin ftuar

Në thelb ata janë viktima të sistemit abuzues e plaçkitës

Çfarë thanë? Afërsisht njëlloj. Nxorrën KM budalla.

Jemi pronarë. Na kanë vjedhur prej dekadash. Kemi tapi nga koha e Zogut e më tej

Drejtësia dhe zyrat publike na i kanë falsifikuar. Sot duhet 20 vite të mbyllësh një proces në të tre shkallët e gjykimit. Ishte më mirë kur ishte më keq. Çmimet e korrupsionit janë shtuar.

Dhe gjoja me drejtësinë e re. Këtu kanë duart edhe ndërkombëtarët. Kanë përgjegjësi edhe ata. Sigurisht pas nesh. Prodhuan një instrument të prishur dhe ia lanë në kontroll një kasapi vjedhës, si KM.

Protesta nuk është pronë e asnjë mikrofoni

Protesta nuk është leje për t'u dukur patriot me qira sot, e tregtar vendi ndër vite. Kadastra e kostos është aty.

Protesta nuk është inkuizicion, as turrë drush

Kam dëgjuar nga rrallë deri më hiç deklarime për Krimin e Organizuar dhe Mafian

Ata janë ortakë në pushtet e biznes me politikën.

Protesta

nuk kursen

As harron

As mënjanon

As anashkalon

As mban me hatër.

Një protestë kombëtare njëjavore nuk u transmetua në asnjë media kombëtare. Dhe mediat kombëtare janë frekuencë publike. Të quajturit pronarë, janë përdorues të kësaj prone. Leja mund t'u hiqet. Jo si prona e cila trashëgohet. Ata janë bërë zvërnecë valvlorë në shërbim të paguesit qeveri.

Dhe për të shtuar diçka tranzitore.

Këtë javë proteste:

Rama dhe një koncesion 30-vjeçar një miliard euro

Dha Ron Yaffetit një koncesion mbi 70 milionë euro

Dha leje për kullë te Pallati i Kongreseve bash ku po protestohet, qindra milionë euro

Balluku menaxhoi 12 miliardë euro, për 1.1 miliardë euro ka nisur marrja e saj e pandehur.

Aty në Vlorë jo larg Zvërnecit janë dy baraka uji, gjoja prodhuese energjie, që përlajnë 100 mijë euro në ditë prej afro tre vitesh.

Dhe shumë leje të tjera për të pastruar ca para.

Nëse vëmë kalemin ndoshta 2 miliardë i shpërndau ku deshi. Teksa ne protestojmë ai vjedh më rëndë se çdo ditë..

Vota është prona e parë për t'u mbrojtur. Prej saj mbrohen të tjerat.

KM, është pelikani dhe pelivani i vetëm që ka kthyer Shqipërinë në bahçe private kriminale për 13 vite... 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco