Në orën 18:00 pritet të zhvillohet përpara Kryeministrisë protesta e tetë qytetare radhazi, e cila ka marrë shkas nga zhvillimet në Zvërnec dhe kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ashtu si në ditët e mëparshme, organizatorët dhe pjesëmarrësit e konsiderojnë protestën një reagim më të gjerë ndaj mënyrës së qeverisjes, duke e lidhur çështjen e Zvërnecit me problematika të tjera që, sipas tyre, prekin interesin publik.
Ndërkohë, një nga debatet e ditëve të fundit ka qenë përpjekja e kryeministrit për ta paraqitur kundërshtimin ndaj projektit si një përplasje mes protestuesve dhe banorëve të Zvërnecit që mbështesin zhvillimin ekonomik të zonës. Kritikët e kësaj qasjeje argumentojnë se kjo është një tentativë për të përçarë protestën dhe për ta zhvendosur vëmendjen nga kërkesat politike dhe qytetare që janë artikuluar gjatë tubimeve.
Për këtë arsye, ata shprehen se lëvizja qytetare do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, duke kërkuar përgjegjësi politike për ngjarjet e fundit dhe ndryshim të kursit qeverisës.
© SYRI.net