Përfaqësuesi i “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, Nador Bakalli, në një intervistë për Syri TV me moderatoren Armela Ferko, ka folur për protestën e organizuar nga komuniteti shqiptaro-kanadez në Toronto, duke e cilësuar atë si një manifestim të rëndësishëm të solidaritetit me qytetarët në Shqipëri.
Bakalli u shpreh se protesta ishte një ngjarje e suksesshme dhe se komuniteti shqiptar në Toronto tregoi gatishmëri të jashtëzakonshme për të mbështetur bashkatdhetarët që po përballen me një situatë të vështirë politike në vend.
Gjatë intervistës, Bakalli theksoi se emigracioni mbetet një plagë e hapur për shumë familje shqiptare. Ai deklaroi se shumica e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit nuk janë larguar me dëshirë, por për shkak të kushteve që kanë gjetur në Shqipëri. Sipas tij, shumë emigrantë shpresojnë që një ditë fëmijët e tyre të kenë mundësinë të kthehen dhe të jetojnë në vendin e origjinës.
Bakalli nënvizoi se komuniteti shqiptar në Toronto ka qenë dhe do të mbetet në mbështetje të protestave qytetare, duke e cilësuar atë si një komunitet që nuk bën kompromise me pushtetin dhe që reagon sa herë që çështje me rëndësi kombëtare e kërkojnë.
Aktivisti akuzoi qeverinë për qasje abuzive ndaj qytetarëve dhe deklaroi se ekziston një pakicë individësh që, sipas tij, mbështesin pushtetin për arsye ideologjike ose për interesa personale. Megjithatë, ai theksoi se shumica e komunitetit shqiptar në Toronto është kritik ndaj qeverisë aktuale dhe e konsideron të domosdoshëm reagimin qytetar.
Bakalli:
Faleminderit Armela për ftesën, siç thashë, ka qenë një protestë e mrekullueshme. Unë jam, jam jashtëzakonisht mirënjohës komunitetit shqiptaro-kanadez këtu në Toronto që u bë bashkë, tregoi një gatishmëri të jashtëzakonshme për të dalë në suport të të të të motrave dhe të vëllezërve tanë në Shqipëri, të cilët ne të gjithë e dimë që po përballen me një regjim të tmerrshëm nga ai që është në qeverisje sot. Ishte një protestë shumë e bukur.
Mua më bën shumë krenar fakti që kjo u fillua nga një grup të rinjsh, dy vajzat që e kanë të dyja emrin Ina dhe një djalë me emrin Mario, të cilët e morën këtë iniciativë, na thirrën, na thanë: 'Ejani në mënyrë krejt spontane. E shohim çfarë po ndodh në Shqipëri. Ka rëndësi që ky komunitet i diasporës ku përfshihet edhe ky i i Torontos të jetë në përkrahje të këtyre protestuesve'.
Është e vërtetë që familjet janë të ndara në dysh. Asnjë nga ne këtu Armela nuk është me dëshirën tonë duke qenë, asnjë nga ne. Të gjithë kemi dëshirë që një ditë të, mos për ne, të paktën e për fëmijët tanë, mos të kemi vetëm turistin si të vetmin opsion të raportit që kemi ne me Shqipërinë. Pra do të kemi një opsion tjetër që ne, fëmijët tanë një ditë të kthehen. Shqipëria e sotme, Shqipëria që është kultivuar nga kjo qeveri dhe nga ky tranzicion i stërzgjatur i 35 vjeçar nuk është një Shqipëri mikpritëse për të ardh' dhe për t'u kthyer ne atje.
Pra është një Shqipëri thjesht turistike për ne. Ne hyjmë dhe numërohemi edhe si turistë në Rinas kur futemi. Prandaj, komuniteti jonë këtu është në përkrahje të padiskutueshme të protestave dhe ka për të qenë gjithmonë. Ky është një komunitet i cili nuk bën kompromise me pushtetin. Është një komunitet i cili shprehet haptazi, është një komunitet i cili flet pa drojë, është një komunitet i cili del në protestë sa herë që kërkohet dhe është një komunitet i cili ka për të qenë, ëëë, ka qenë dhe ka për të qenë gjithmonë në ballë të reagimit qytetar për çështje që kanë rëndësi për vendin.Absolutisht. Armela, absolutisht, absolutisht. Unë mund të mund të them me bindje të plotë që në atë protestë nuk kishin vetëm përkrahës të të opozitës. Aty kishte, kishte, unë mund të them që masa ndoshta më e madhe e asaj proteste ishin ata që janë të pakënaqur me Ramën dhe me qeverinë aktuale. Pra e mira e gjithë kësaj pune është që faktori gri, apo faktori jo opozitar në kuptimin e opozitës, e grupimit më të madh opozitar atje, janë bërë bashkë sepse ka një ndërgjegjësim total që ai vend nuk po shkon në drejtimin e duhur.
Pra, kemi të bëjmë me një qeveri jashtëzakonisht abuzive. Unë e përmenda patronazhistët aty sepse si çdo vend të botës, si çdo komunitet, ka një minorancë patronazhistësh, të cilët sa me hir, sa me pahir, i shërbejnë pushtetit. Disa vërtetë besojnë nga naiviteti, besojnë bojatisjen e propagandës, disa të tjerë kanë interesa të lidhura me pushtetin. Por e them me bindje të plotë Armela që ky komunitet nuk është i dominuar nga patronazhistët. Janë, për momentin janë të strukur, janë të strukur, bëjnë një punë në hije, bëjnë një punë në hije, por dominanca këtu në këtë komunitet është pakënaqësia me regjimin aktual që është në Shqipëri dhe kjo ka rëndësi. Kjo ka rëndësi.Absolutisht. Po po kush është ai që nuk e di dhe unë këtë thashë edhe atje në protestë. Ne kemi votuar me këmbët tona. Pra, ne jemi këtu pa dëshirën tonë. Asnjë nga ne s'do me qenë këtu. Të gjithë duam të jemi në vendin tonë. Po kush është ai naiv që mund të më thotë mua që arsimi është në rregull...
© SYRI.net