Iriqi:-Si ndjehesh pas 8 ditë protestash?
Rama:-Si muti në shi.
Iriqi:-Nuk e prisnit?
Rama:-Kurrë. Ndihesha zot. I fortë në parlament…
Iriqi:-I fortë me ata deputetë të pagojë?
Rama:-Ndaj i zgjodha ashtu. T’u punojë veç dora. Ngri karton dhe merr 3 mijë euro rrogë. Kot u lodh Enveri me 200 petrita, boll janë dhe 83.
Iriqi:-Si e parashikon protestën?
Rama:-Pisk e kam se vetë ata te protesta nuk e dinë ku do të arrijnë.
Iriqi:-Ata së pari duan të ikësh ti. Je gati?
Rama:-Gati jam ditën dhe natën. Por nuk di ç’do të bëj më pas. Se jam mësuar të jap koncesione, tendera, laguna, lumenj, male. Në aktivitet dmth.
Iriqi:-Pikturo!
Rama:-Ok, por nuk do më lejë pa pikturuar SPAK-u. Jo një herë në ditë, po çast e minutë. Do pozoj për ta. Ndoshta në një zyrë atje më venë dhe krevat.
Iriqi:-Po thuaje pra ç’do të bësh?
Rama:-Si fillim do të kërkoj një ftesë për USA, gjoja për një takim. E më pas do rri atje.
Iriqi:-Në se jo?
Rama:-Do të filloj t’u lëpihem drejtuesve të protestës. E nisa që sot
Iriqi:-Si?
Rama:-Që i dua flamengot u thashë, i dashuroj këta zogj. Se 1 nga 7 gjyshet e mija quhej Flamenga.
Iriqi:-Më tej?
Rama:-Më tej do të qaj, do të kërkoj falje dhe po mos pashë zgjidhje do të shkoj.
Iriqi:-Ku?
Rama:-Te spitali 5. E rinovova pardje kartelën. U thashë, ma bëni dhe me vulë apostile se nuk besojnë këta. Pandehin se jam normal. Kur e dinë që kam qeveriaur si i çmendur.
© SYRI.net