Fëmija humbi jetën nga përplasja e makinës, Himçi: Edhe sa jetë të tjera do humbasin para se të ngrihet një mbikalim

Fëmija humbi jetën nga përplasja e makinës, Himçi: Edhe sa jetë të tjera do humbasin para se të ngrihet një mbikalim

13:21, 26/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i PD-së, Blendi Himçi ka qenë sot në fshatin Mengel, ku një ditë më parë në një aksident tragjik humbi jetën një fëmijë 7 vjeç. 

Ai theksoi se, ky nuk është rasti i parë.

Himçi bën thirrje për krijimin e infrastrukturës së nevojshme në këtë zonë, si një mbikalim. 

‘Mungesa e një mbikalimi në këtë zonë ka marrë shumë jetë njerëzish ndër vite. Sa jetë të tjera duhet të humbasin që institucionet të marrin masa’, shkruam Himçi. 

Postimi:

Dhimbje e madhe në Mengel

Dje, një fëmijë vetëm 7 vjeç humbi jetën tragjikisht në një aksident pranë fshatit Mengel, buzë rrugës nacionale Elbasan-Librazhd.

Ngushëllimet më të sinqerta shkojnë për familjen e tij, të cilët po përballen me një dhimbje të paimagjinueshme. 

Ky nuk është rasti i parë… mungesa e një mbikalimi në këtë zonë ka marrë shumë jetë njerëzish ndër vite. Sa jetë të tjera duhet të humbasin që institucionet të marrin masa?

Z. Karakaçi, a ndiheni ndopak përgjegjës për humbjen e kësaj jete të pafajshme? 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco